“Arsimi në duart tona”!

Nga Melisa Dallashi

Çfarë rëndësie ka disiplina në mbarëvajtjen e orës mësimore?

Disiplina ka të bëjë me rregulla, të cilat janë të detyrueshme të zbatohen për të siguruar shpjegimin e efektshëm nga mësuesi te nxënësi. Mund te themi: “Marrëdhënia cilësore, përbën jetën e vendosjes se disiplinës. Është rregulli i parë që nxënësi duhet të zbatojë. Kjo i ndihmon ata të jenë shembullorë. Disiplina është e nevojshme në klasë sidomos kur zhvillohen veprimtari që ndihmojnë të nxënit.

Marrëdhënia mësues-nxënës

Shkolla është një institucion dinamik që po ndryshon shumë kohët e fundit. Mund të themi se marrëdhënia mësues-nxënës ka ndryshuar pak kohët e fundit por në disa vende arsimi që këto marrëdhënie lënë për të dëshiruar. Fjala armik ose rival nuk mund të ekziztojë midis tyre, përkundrazi duhet të jenë shembull për marrëdhënie jo të mira.

Braktisja e shkollës

Ka shumë arsye pse nxënësit detyrohen të lënë shkollën herët. Problemet familjare, një nder shkaqet kryesore që fëmijët detyrohen të braktisin shkollën. Nëse prindërit janë të divorcuar, atëherë asnjëri nuk mund të mbajë përgjegjësi për fëmijën. Një faktor tjetër është edhe buxheti familjar. Disa të mitur detyrohen të punojnë për të mbuluar shpenzimet e veta shkollore. Por ka edhe diçka tjetër, për disa fëmijë, shkolla është e mërzitshme ,por disa te tjerë kanë vështirësi në të mësuar “DUHET TË JENË PRINDËRIT DHE MËSUESIT PËRGJEGJËS PËR MOSBRAKTISJEN E SHKOLLAVE NGA FËMIJËT.

SHKARKO APP