Arsyet përse nuk duhet t’i mbyllim perdet dhe grilat gjatë ditës

Nevoja për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përgjimet e pavullnetshme ose jo të fqinjëve, bezdia nga dielli apo gjumi i thellë, na bën shpesh që të mbyllim perdet dhe grilat në shtëpi edhe nëse është ditë.

Por ndriçimi i diellit në shtëpi ka përfitime të forta për shëndetin tuaj dhe të familjes.

Një prej rreziqeve që na kanoset çdo ditë brenda mureve të shtëpisë është pluhuri.

Rreziku i Fshehur i Pluhurit Në Shtëpi

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa pluhura të shtëpisë  përmbajnë sasi të larta të një substance të njohur triklosan.

Prania e kësaj substance mund të shpërndajë infeksione që u rezistojnë antibiotikëve

Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos, studim të cilit i referohet AgroËeb.org.

Sipas tyre, pluhuri përbën vendpushimin final të gjithçkaje që ka qarkulluar në ajër.

Triklosani është gjithashtu një përbërës që gjendet me shumicë në produktet antibakteriale siç janë sapunët apo solucionet e pastrimit.

Sapunët dhe solucionet e lëngshme të pastrimit përbajnë gjithashtu edhe një substancë tjetër që njihet si benzalkonium chloride.

Të dyja substancat kanë një rol kontribues në nivelin në rritje të mikrobeve që u rezistojnë antibiotikëve.

Si Shkatërrohen Bakteret Falë Dritës Së Diellit

Një studim të cilit i referohët AgroWeb.org thotë se lejimi i dritës nga dritaret mund të elimojë bakteret që jetojnë në pluhurat e shtëpisë dhe të pastrojë ajrin

Kësisoj, drita e diellit ul rrezikun e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Studimi në fjalë shpjegon se ekspozimi i baktereve ndaj dritës së diellit, ndihmon ndjeshëm në eliminimin e tyre.

Nëse shtëpia është në errësirë dhe jo e ndriçuar mirë, bakteret në ajër riprodhohen 12 përqind më shumë se zakonisht.

Bakteret në ajër në një ambient të ndriçuar mirë riprodhohen në një ritëm më të ulët.

Në këtë mënyrë, duke hapur perdet dhe grilat ju do të merrni përfitime të mëdha nga vitamina D që vjen nga dielli, por do të minimizoni gjasat e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes./AgroWeb.org

SHKARKO APP