Arsyet pse udhëtimet na bëjnë të lumtur

Sipas një studimi të fundit, dëshira për të udhëtuar është e lidhur me kuriozitetin dhe rregullon nivelin e dopaminës në tru duke e bërë kështu njeriun më entuziast sa herë që shkon në një udhëtim. Sipas studiuesve, në botë, këtë tipar, e kanë 2 në 20 njerëz.  Shikoni ca arsye të tjera pse duhet të udhëtoni…

1.Kush udhëton është më krijues
Nuk ka rëndësi destinacioni, vlen vetëm qëllimi I udhëtimit. Të jesh në kontakt me banorët e një vendi të huaj, të njohësh kulturën, zakonet e tyre,  vë në lëvizje atë që shkencëtarët e quajnë ‘fleksibiliteti njohës’

2.Kush udhëton ka më shumë besim
Sa më shumë vende të vizitosh e sa më shumë njerëz të njohësh, bindesh se në botë, nuk janë të gjithë të këqinj, ka njerëz të mirë për të zbuluar, prandaj udhëtimi ndihmon.

3. Kush udhëton është më I zoti të zgjidhë problemet
Studimet kanë treguar se studentët që jetojnë larg vendeve të tyre, janë më të zotët në zgjidhjen e problemve sepse e dinë që një pikëpytje mund të ketë më shumë se një përgjigje, falë përvojave të ndryshme që kanë parë e jetuar.

4.Kush udhëton është më produktiv në punë
Vendet që kanë më shumë ditë pushimi zyrtare, janë më produktivë.

5. Udhëtimet të zgjasin jetën
Udhëtimet ngadalësojnë perceptimin që kemi mbi kohën. Pra, e bën një ditë të duket më e gjatë dhe nga udhëtimi në udhëtim, është si një eliksir që zgjat jetën.

6. Na bën të dukemi më seksi
Pas hobit, argumenti i dytë që përmendet gjatë takimeve të para, janë udhëtimet. Kështu që udhëtimi është mënyrë e mirë edhe për të qenë në lartësinë e duhur gjatë bisedave.

7.Edhe vetëm ideja e nisjes ngacmon humorin e mirë
Dëshmi të tëra të mbledhura nga studiues, tregojnë se qoftë faza organizative, diskutimet e para apo edhe vetëm ideja e ikjes, na bën më të lumtur. Epo, mendoni pak udhëtimi.

8. Udhëtimet ndihmojnë edhe karrierën
Kush përfiton nga pushimet e gjata të festave (mund të quhen ato që kaluam) ka 6.5 % më shumë mundësi  për të përparuar në karrierë krahasuar me atë që ka ndenjur në shtëpi apo zyrë.

SHKARKO APP