Arti i kuzhinës, Hong Kongu në vend të parë

Kur është fjala për artin e kuzhinës, Hong Kongu është në vend të parë. Dhe për të joshur turistët, qyteti ka përdorur gjithmonë një recetë të sukseshme. Anthony Lau, kreu i bordit ekzekutiv të turizmit shprehet:“Nëse kemi planifikuar të udhëtojmë, sigurisht që si fillim kontrollojmë në internet restorantet në të cilat do të shkojmë apo çfarë ushqimesh do të provojmë, kështu që mendoj se ushqimi është një nga gjerat më atraktive për turistët dhe sigurisht baza për të zgjedhur destinacionin”.Në katër muajt e parë të vitit 2015, numri i turistëve ka rënë me 3.6 per qind, nga 8.7 million. Dhe për të rikuperuar dëmin, autoritetet e Hong Kongut kanë mbledhur forcat dhe po shfrytëzojë të gjitha burimet për të joshur turistët. Kuptueshëm, në qendër të kësaj strategjie kanë vendosur gastronominë.Shefi ekzekutiv i një prej restoranteve më të mirë në vend “Stinët”,Olivier Elzer shprehet:“Unë mendoj se pjatat që ne kemi në restorantin tonë, nuk mund ti gjeni askund tjetër. E njëjta gjë edhe në disa restorante kineze. Kështu që unë mendoj se është shumë interetante për konsumatorët, pasi ata gjithsesi kanë shumë alternativa për të zgjedhur, për të blerë dhe konsumuar në aspektin e restoranteve. Konsumatorët thjesht duhet të zgjedhin, asgjë më shumë”, shprehet ai.Anthony Lau thotë se tre janë fushat ku turizmi mund të përfitojë të ardhura, pazari, ushqimi, pra restorantet e kuzhina, dhe lojërat, duke shtuar se këto janë arsye kryesore pse turistët duhet të vizitojnë Hong Kongun.

 

SHKARKO APP