“Arti i rrugës” – “The Huffington Post” përfshin edhe Shqipërinë

Duket se arti i bashkon të gjithë shtetet, duke nisur nga vendet  më pak të populluara e të zhvilluara dhe deri tek ato që njihen si superfuqi botërore.

Po flasim për atë që njihet si “arti i rrugës”, i cili gjen kudo ambjentin për tu shfaqur, ndonëse në vëndet e vogla nuk është aq i zhvilluar sa në vëndet e  mëdha e të urbanizuara.

Është “The Huffington Post” i cili ka paraqitur në faqen e tij,  një galeri fotosh nga vënde të ndryshme të botës, ku shpaloset ky lloj arti,  mes të cilëve është edhe Shqipëria.

Në këtë galeri fotosh , janë 196 vende nga të gjithë skajet e botës, ndër të cilët  Afganistani, Argjentina,  Australia, Bangladeshi , Belgjika, Kanadaja e plot vënde të tjera, të cilat në një farë mënyrë duket sikur nëpërmjet kësaj forme të të shprehurit,  shpalosin edhe kulturën e vëndit të tyre.

Duket se ky lloj arti gjen hapësirë për t'u shfaqur nga njëri  cep i botës në tjetrin.

Ndonëse disa vende janë më të njohura për mbarë botën, arti duket se është ende diçka që na lidh së bashku, pa marrë parasysh dallimet tona dhe madhësinë e vëndit ku jetojmë.

Ky lloj arti duket se vjen më afër popujve, një mënyrë kjo për të bashkuar ato e për ti bërë  më të kuptueshëm ndaj njëri-tjetrit.

Një mënyrë kjo për të treguar se ndonëse ka dallime mes popujve, të gjithë e pëqejnë të bukurën, të gjithë e pëlqejnë artin,  e lehtësisht mund të gjenden gjëra që na bashkojnë.

SHKARKO APP