Arti kultives i ndjenjes optimizmit, te shpirtit kritik dhe vetëkritik

Nga Alketa Xhoga- Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu i cili ndryshon nga veprat e natyrës pasi pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është një univers i vërtet, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, ku përfshihen: piktura, skulptura, muzika, teatri, filmi etj.

Arti eshte një ndër krijimtaritë shumë të rëndësishme të kulturës që karakterizon një popull. Si një nga llojet e krijimtarisë artistike ai luan një rol të veçante në këtë zhvillim kulturor. Ai kristalizon dhe lartëson vlerat e një shoqërie deri në piedestalin më të lartë. Gjithashtu, përmes veprimit, manifestimit, kompozimit dhe formës, arti mishëron rrethanshmërinë tonë, ndjenjat tona shpirtërore, duke krijuar atë harmoni të përsosur që provokon emocione estetike.

Arti është edhe një burim, një përçues, një urë komunikimi mes qenieve njerëzore në veçanti por edhe mes kulturave e popujve në përgjithësi.

Vepra artistike është një fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes objektit, veprës që duhet krijuar dhe subjektit krijues, pra vet artistit. Akti thelbësor i këtij bashkëveprimi është përjetimi i dukurive përmes shqisave.

Thelbi esencial i artit përcakton veçoritë e tij në krahasim me shumë dukuri të tjera joartistike. Megjithatë, arti mbetet një dukuri specifike që shquhet nga dukurit e veprimtaritë tjera njerëzore si ato prodhuese, sportive, shkencore, fetare etj. P.sh. romani artistik ndryshon cilësisht nga traktati filozofik; busti skulpturor dallon nga mallrat industriale; shfaqja teatrale nuk është e njëjte me një ndeshje futbolli etj. Prandaj shumë dukuri reale apo imagjinare, mund të shërbejnë edhe si objekte studimi për shkencën por edhe si objekt pasqyrimi estetik për artin.

Një nga autoret që ka trajtuar rëndësine e artit dhe vlerat e tij në është dhe Ismail Kadare. Në librin e tij “Eskili ky humbës i madh” ai shtjellon në një pjesë të tij dramën e Perseve pra ashut sic Eskili e ka trajtuar dhe thote se në tërsi të veprës paraqiten mesazhe aq të rëndësishme jo vetem për popullin Grek dhe realitetin e tyre por edhe për gjithë ballkanasit. Një ndër kto mesazhe është thirja për unitet në luftën kundër barbarisë duke vënë theksin mbi të drejtat dhe liritë apo pavarësite e popujve. Dhe pikerisht për sa i përket mishërimit të këtyre realiteteve në letërsi dhe në art, shpiptarët si një ndër popujt më autoktonë të gadishullit, kanë të drejtën e një fjale që meriton të dëgjohet. Ne kemi shkruar e folur shumë herë për fijet e shumta që lidhin artin grek të fjalës me historinë e përbashkët të popujve të këtij gadishulli ku ne dhe të tjerët bëjmë pjesë. Ndërsa në librin e tij “Djalog me Alan Busquet” apo “Ftese ne Studio” ai përcjell në mënyrë artistike një pjesë të realitetit shqiptar gjatë viteve të diktaturës Komuniste. Syri i tij kritik ndaj realitetit të asaj kohe bëri që impakti i veprave të tij të prekte dhe të ngjallte ineresin jo vetëm të audiencës shqiptare por edhe të audiencës së huaj. Midis të tjerëve si lexuesit e veprave të Kadaresë, mund të përmendim etnologët e huaj, veçanërisht ata francezë, të cilët janë magjepsur nga romanet e tij, pasi kanë gjetur tema të shtrenjta: si nderi dhe fjala e dhënë, mikpritja, por gjithashtu identiteti kombëtar. Vepra e tij shpesh dhe për këtë arsye, duket si një dritare për një shoqëri dhe një kulture që më parë ishte e mbyllur deri në vitin 1990 për etnologët e huaj, dhe që për shkak të “hermetizmit” të shoqërisë shqiptare, ndaj kjo na bënte më pak të njohur kulturalisht në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ismail Kadare është cilësuar me të drejtë nga studiuesit e letërsisë botërore si “antikonformist”, “rezistues i heshtur”, deri sa u kthye në një aktivist i palodhur kundër tiranisë, gjë që e ka shprehur herë – herë në mënyrë të nenkuptuar në veprat e ti. Ai është një shkrimtar gjeni, vepra e të cilit u kthye në një simbol shprese. Le të kujtojmë, se gjatë lëvizjes së studentëve dhe manifestimeve antikomuniste të viteve 1990 – 1991, demostruesit mbanin në duar pankarta, me portretet e patriotit të shquar shqiptar Fan S.Noli dhe të Ismail Kadaresë, si dy personalitete që simbolizonin Evropën, humanizmin dhe kulturën e vërtetë kombëtare. Sigurisht të ndjeshëm ndaj veprave të tij, frymezoheshin për thirje për drejtësi, liri dhe shpersë. Kadareja ishte simbol i emancipimit dhe formimit të tyre kulturor. Ai u kthye në një idhull për një numër krijuesish të rinj që guxonin të shprehnin disa mendime ndryshe në veprat e tyre.

Në një referat të mbajtur prej tij në lidhje me krijimtarinë artistike ai është shprehur: “Arti, gjithashtu ka mjetet e tij, protestat dhe veglat”, “Por në asnjë rast, e theksoj në asnjë rast, letërsia dhe arti, nuk e sulmojnë jetën reale, për ta dëmtuar, por përkundrazi “luftojnë” që ta bëjnë më të jetueshme dhe më të bukur”.

Duke u nisur nga sa u citua më lartë mendoi se ai që zotëron artin dhe fuqinë e tij shprehëse e di shumë mirë se si mund të interpretohet realiteti, duke e bërë atë herë të gëzueshëm e herë të urryeshëm, herë të pastër, e herë të zymtë, herë të shpresëdhënës e herë të frikshëm. Por pamvarsisht gjithckaje ai mbetet realiteti nga i cili rrjedhin veprat më të bukura e më mbreseleneset, të cilat nuk njohin kohë e moshë.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë i jam referuar edhe Vinsent Van Gohg, etjes së tij për jetë dhe shpresë.

Pse? Sepse Vincent Van Gohg është pa dyshim një prej artistëve më të mëdhenj, që ka njohur ndonjëherë historia e arteve figurative. Ai është një figurë e gjerë e njerëzore, e ndërlikuar, komplekse e tragjike. Në jetën e tij të shkurter, por të bujshme zbulojmë fatalitetin dhe tragjedinë e pashkruar të një artisti, që përmes brushes i dha kuptim botës së njerëzimit. Zbulojmë etjen dhe dashurinë e madhe e të flijuar ndaj njeriut, jetës, botës e natyrës. Van Gohgu ka kaluar një jetë të vështirë plot vuajtje dhe brenga. I molepsur nga një mori sëmundjesh, i shkatërruar fizikisht dhe mendërisht, Van Gogu ditë e natë pikturonte fushat pjellore, rrugën e kuqe që shtrihej në pambarim. Qiellin e errët, vargun e korbave që fluturojnë kah horizontit, shelgjet para perëndimit të diellit. Ç’antitezw e fuqishme qe arti në natyrën e tij te shqetwsuar! Arti i tij qe i ndritur, tym ngjyrash optimiste e të pasionuara. Ndërsa natyra e tij, jeta e tij qe e zymte e melankolike, e bezdisur, e trishtë, e vuajtur. Në pikturat e tij, në botën e tij artistike zbulojmë kontrastet e jetës, pastërtinë e natyres, hapsirën e pakufijshme, figurat dhe portretet njerëzore, tronidtjet dhe konfliketet e jetës.

Kështu, arti i tij të zgjon nga gjumi, të trondit, të pushton, të fisnikëron, të bën ta duash jetën, botën, njeriun… Por, edhe të qetëson nervat, të ben më ideal, më të bukur, më dinamik. Me tone krejt të ndryshme nga punët e zymta e plot mëri të prodhuara menjëherë përpara vetëvrasjes ai ka punuar një seri portretesh që rrezatojnë optimizmin dhe dëlirësinë fëmijërore. Ndoshta mungesa dhe malli që kish për të nipin, bëri që të portretizonte fëmijët e fshatit në veprat e fundit si vogëlushë të lumtur, me faqe të kuqe, gjë që mund të shihet edhe si testamenti i tij për jetën e shëndetshme që ofronte jeta rurale. Por gjithashu veptat e tij të japin mesazhin se jeta nuk duhet parë bardh e zi por edhe nesë realiteti është fatalist cdokush brenda vetvetes mund të gjejë nota të gëzueshme midis pentagrameve drithëruese të saj. Në kundërshti me jetën tmerrësisht të vështire, vepra e Van Gogh-ut ruan një freski tërheqëse emocioni, na zgjon syrin dhe qëndrimin kritik ndaj botës dhe realitetit, dhe kthehet në një oaz të pakrahasueshem koloristik, me një brishtësi habitese këndveshtrimi mbi botën.

Sigurisht që vepra e artit lind nga artisti në një mënyrë misterioze, enigmatike. E shkëputur prej tij, ajo fiton një jetë të pavarur, bëhet një personalitet, i përbërë nga një puhize spirituale me një jetë materiale në qënie. Ajo jeton, vepron dhe merr pjesë në formimin e atmospheres shpirtrore. Piktura skulptura, libri etj janë arte dhe arti në tërësine e vet, nuk është një krijim i kotë objektesh që humbin në boshllëk, po një forcë që ka një qëllim dhe duhet ti shërbejë zhvillimit dhe fisnikërimit të shpitit njerëzor.

Njohja e karakterit simbolik dhe paraqites së veprës se artit është një cështje e ditur. Pas zbulimit të fotografise nga njëra anë dhe pas studimeve gjeniale të autoreve dhe artistevete ndryshëm, piktura është bërë një mjet mjaft original shprehjeje dhe me i kompletuari i kohës sone…. Nga Pikaso te Vangogu ideja ka bërë një progres të konsiderueshem në lëvizje nga e jashtmja tek e brendshmja. Kështu ky lloj krijimi, kjo lloj lëvizje duhet marrë në konsiderate si një nga etalonet kryesore në krijimtarinë jetësore e artistike të artisteve.

Çdokush mëson të lexoje dhe e ndjen veten të afte të gjykoje pak a shume ndaj fakteve materiale ose shifrave. Është e domosdoshme të kihet parasysh fakti se arti, bota figurative është po aq e natyrshme dhe e nevojshme për shoqërinë sa edhe gjuha e shkruar. Në Antikitet, Rilindje, arti zinte një vend mjaft të rëndësishëm. Tanimë ne jetojmë në një epoke në të cilën, pas shpikjes së librit gjithë qytetërimi zotërohet nga shenja jo vetem e shkruar por edhe e shtypur. Megjithatë shoqëria po ecën drejt një kohe në të cilën shenja figure dhe teknikat artistike mund të marrin revanshin ndaj shenjës së shkruar. Kinemaja, afishja, reklama, piktura dhe arkitektura godasin vazhdimisht dhe ngado syrin e njeriut me anë të shenjave koncize që kërkojnë interpretim të shpejtë. Po kështu emocioni që ato të falin është akoma dhe më direkt, duke të lënë të kuptosh drejtë, zhanerin dhe karakterin e tyre manifestiv. Më shumë se cdo herë tjetër tani shoqëria njerëzore komunikon me sy ndjenjat, emocionet dhe përmbajtja në terësi përcillet vrullshem. Në këtë mënyrë njohja e imazheve, origjinës, ligjeve të tyre është një nga çelsat e kohës sonë.

SHKARKO APP