Artistët urojnë Ditën e Pavarësisë

Në kuadër të festës edhe rrjetet sociale janë ngjyrosur kuq e zi. Ja disa prej urimeve të personazheve të njohur në rrjetin social Facebook:

Emina Cunmulaj një nga emrat më të njohur të industrisë së modës në botë shkruan në profilin e saj në rrjetin social facebook  “Urime Shqiptari , Vëllezër dhe Motra le të festojmë për jetë e mot. Jam krenare që jam Shqiptare.”

Emina është ndër emrat e paktë që nëpër faqet e saj zyrtare mbishkrimet i lë në gjuhën shqipe dhe jo vetëm në raste festash kombëtare.

Një tjetër modele shqiptare e njohur  edhe në Amerikë, ka uruar në profilin e saj në facebook shqiptarët për festën e tyre. E kam fjalën pikërisht për Angela Martini. Si rrallëherë Angela, shkruan në shqip “Gezuar ditën e flamurit SHQIPTARI!” duke i bashkangjitur këtij shkrimi edhe një foto të Muzeut Historik Kombëtar.

Urimit të kësaj dite nuk mund t’i mungonte as kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ai ka postuar nje foto të tij nga Roma, ndërkohë që në duar mban flamurin shqiptar dhe mbi foto shkruan “Gëzuar Ditën e Flamurit ,102 vjet ShqipëriEtnike”

Bukuroshja Agnesa Vuthaj, ish- miss Kosova në vitin 2003, një personazh i njohur në botën e modës, por edhe themeluesja e “Agnesa Vuthaj Fashion” ka uruar në Facebook duke postuar një foto të saj gjatë përfaqësimit të Shqipërisë në Miss World 2004 duke shkruar ashtu sikurse shprehet ajo vargjet e saj të preferuara “Jam Shqiptar e Kosovar; Zot Krenar e Zot Bujar; Mbi këtë Dhe që kam si fe; E përmbi fe e kam vatan e kam atdhe.”

Ndërkohë këngëtarja Afërdita Dreshaj ka zgjedhur të urojë për këtë ditë duke postuar një foto të saj teksa puth flamurin kuq e zi.

Seria e urimeve në rrjetet sociale vazhdon jo vetëm prej personazheve të njohur, por edhe prej çdokujt që që e ndjen veten shqiptar. 

Sidorela Lepuri

SHKARKO APP