Artistja e shquar shqiptare që dha koncert në Majin e trëndafilave

Nga Keze Kozeta Zylo

Në ishullin e Staten Island, një lagje e bukur e Nju Jorkut shqiptarët e Diasporës amerikane u mblodhën së bashku si një familje si për të përshëndetur Majin e trëndafilave, muajin më të bukur të pranverës me muzikë. 

 
Sopranoja e shquar Lindita Mezini Lole krejt ndryshe nga mbrëmjet rutinë e kishte konceptuar në formë koncerti të muzikës pop këtë aktivitet të bukur.  Në restorantin "Brook Catering Hall", me pronar z.Shaban Seferi, stafi i të cilit e kishin përgatitur sallën ku do të zhvillohej aktiviteti si një mjedis të bukur teatri ku do të shfaqej një koncert i bukur me muzikën pop etj.
            Mbrëmjen e ka hapur pianisti i mirënjohur shqiptar prof.Petrika Melo i cili pasi ka përshëndetur të gjithë të pranishmit ka ftuar në skenë artisten Lindita Mezini Lole e cila është mirëpritur me duartrokitje të nxehta nga të pranishmit.
            Programi ishte ndërtuar me bazë të  disa këngëve të lehta klasike shume të njohura për publikun si shqiptar dhe atij ndërkombëtar të viteve 60 -të, 70-të dhe 80 të.
            Zëri dhe interpretimi i saj brilant me profesionalizëm dhe kulturë gjithmonë ka tërhequr artdashësit e shumtë shqiptarë dhe në botë.  Artistja Mezini Lole shoqërohej nga Andrea Lole bashkëshorti i saj një tjetër artist që ka mbaruar Artet e Bukura për Oboe dhe që mjeshtërisht janë në harmoni të përkryer të dy për të realizuar koncertin e muzikës në një mjedis të ngrohtë dhe tejet dashamirës.
            Programi ishte ndarë në 4 grupe me 8 këngë në secilin group.  Midis secilit group Andrea Lole luajti në DJ valle të ndryshme tradicionale shqiptare duke përmbledhur këtu dhe muzikën folklorike dhe gjithashtu muzikë për kërcim të kompozuar nga  autorë të huaj.
            Ndërmjet këngëve të programit po përmed disa prej tyre:
Programi u hap me këngën “ Love changes everything” Kompozuar nga kompozitori shumë i njohur amerikan Andrew Lloyd Webber, me poezi të Charles Hart and Don Black kënduar në Brodway shows.
 Ka vazhduar me “Rivers of Babylon” kënduar nga grupi in Boney M, in krijuar në Gjermani nga 4 këngëtarë të lindur në Jamaika. Kjo këngë është kënduar në vitin 1978 dhe ka qenë nga më të dëgjuarat në atë kohë në Europë dhe Amerikë.
 2 ) “I will survive” kënduar nga by Gloria Geiner në 1979 dhe ka qenë nga më te famshmet për kohën.
 3 ) Kënga shumë e njohur dhe nga filmi “God Father ““ The love story song” kompozuar nga kompozitori Italian Nino Rota në vitin 1972.
4) “Mamma Mia”, një tjetër këngë shumë e njohur për publikun ndërkombëtar interpretuar nga grupi suedez ABBA në vitin 1975 .
 5 ) Kënga shumë e njojtur Greke “ Milise mou” kompozuar nga kompozitori njohur grek Manos Hatzidakis.
6 ) “Under the sky of Paris” është kënga e kënduar në filmin Francez me të njejtin titull tëkompozuar nga Hubert Giraud dhe tekst të Jean Drejac e recorduar nga këngëtarja e njohur Edith Piaf në vitin 1951.
7 ) “Good by my love good by”  Këngë tepër e dëgjuar e viteve 70 të kënduar nga këngëtari grek me një zë hyjnor Demmis Rousos.
            E veçanta e këtij koncerti ishte konceptuar si një surprizë e bukur dhe për vëllain e saj kompozitorin nga Vlora Shpëtim Mezini i cili merrte pjesë në këtë mbrëmje të bukur festive.  Ardhjen e tij e ka përshëndetur nxënësja e shkolles shqipe "Alba Life", Kristina Melo, një artiste e  vogël në moshë, por me një popullaritet të gjerë në Diasporë duke i bërë surprizë me këngën "1 Qershori", me tekst dhe të kompozuar nga Shpëtim Mezini, këngë që ka fituar çmim ne festivalin e fëmijëve të organizuar në Shqipëri dhe që vazhdon të këndohet dhe nga nxënësit e Shkollës Shqipe "Alba Life" në Staten Island, Brooklyn dhe Manhattan.  Në sytë e familjarëve Mezini ndihej krenari dhe falënderim që kjo këngë kujtohet nga shumë fëmijë dhe në Diasporë.  Z.Shpëtim Mezini ka falënderuar të gjithë të pranishmit që ishin mbledhur së bashku për t'u takuar me njeri-tjetrin dhe për të dëgjuar muzikë të bukur, pasi këtë kanë bërë gjithmonë çifti Andrea dhe Lindita Lole, ndonëse shpesh harrojnë vehten e tyre, por ne ata na kanë mbledhur gjithmonë së bashku të gëzohemi dhe të argëtohemi.  Duke i dëgjuar me vëmendje dhe kënaqesi fjalët plot dashuri dhe përkushtim për të motrën nga kompozitori Mezini, ai më dukej si Kostandini i ringjallur që kishte dhënë besën dhe kishte ardhur për të marrë Doruntinën, 9 male kaptuar, ndonëse me humor artdashesi Agim Pira më tha që nuk do e lemë ta marri se e duam ta kemi një motër artiste në Diasporë.
Fjala e z.Mezini dhe përqafimi motër e vëlla u prit me emocion dhe duartrokitje në sallë.
Z.Mezini ka përshëndetur me Dy këngë të shoqëruara nga vetë ai në kitarë si: “Pranvera filloi me ardhë" nga kompozitori i shquar shqiptar Tonin Arapi, dhe këngën kosovare  "Zambaku i bardhë”
            Midis këngësh në fund të programit me muzikë shumë të këndshme vlen të përmend Tangon Argjentinase “La Cumparsita”, “Caminito”, këngët e bukura ritmike “Bamboleo dhe Baila Morena” të bëra shumë të njojtura për publikun internacional nga këngëtari shumë i njojtur Spanjoll, Julio Iglesias, që thuhet se është një nga artistët me albume më të shitura në botë.
            Artistja Lole ka ftuar të gjithë të pranishmit të këndojnë së bashku këngën e mirënjohur shqiptare që është aq popullore midis "Eja Lule Bore", të kompozuar nga kompozitori i famshëm shqiptar Gjon Simoni.
Në këtë koncert u kënduan dhe disa këngë të bukura korçare të interpretuara nga Hektor Lole.
            Artistja shqiptare ka interpretuar në skena të ndryshme të botës duke filluar me Tiranën me disa koncerte me Operën Kombëtare, pasi emigroi në Greqi për një jetë më të mirë u pranua në TV-n kryesore dhe dha koncerte nëpër Europë.
Në Amerikë pa mbështetjen e askujt arriti të mbaroje Master në Mannes College of Master of Music in Voice from Mannes College of Music at New School University dhe për një vit vazhdoi “Professional Studies Program at Mannes College of Music”.
Në bazë të kësaj merite sot po punon si mësuese muzike e liçensuar në shtetin e Nju Xhersit. Mbijetoi duke vazhduar studimet edhe pse koha fluturonte…
Është  e vetmja shqiptare që ka dhënë koncert në Carnegie Hall në New York, por mjerisht shumë media në Shqipëri ju bëjnë jehonë ahengjeve dhe muzikës tallava…
Ka bashkëpunuar ngushtë me artistë ndërkombëtarë.  Si pjesë e Diasporës ka dhënë disa koncerte në disa festa të organizuara si nga gazeta e mirënjohur “Illyria”, Motrat Qiriazi, Vatra, New York, Mass Besa, Holy Trinity Albanian Church në Boston etj.
Lindita eshte një mbështetëse krenare për populllin e Kosovës për të cilin ka dhënë koncert në Kombet e Bashkuara për të sensibilizuar botën.
Herën e fundit ke qenë për Shoqatën “Ana e Malit” në 100 vjetorin e Pavarësisë, por jo e fundit siç thanë organizatorët në Ditën e 7-8 Marsit ku mori çmimin e lartë të mirënjohjes nga kjo organizatë frytdhënëse dhe atdhetare. Ka kontribuar për Diasporën si dhe në programin artistik të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe koncertin klasik që u organizua në Manhattan që hapi siparin në 100 Vjetorin e Pavarësise, në Diaspore, organizuar nga TV “Alba Life” dhe nje grup artistësh me udhëheqës pianistin e talentuar, artistin Petrika Melo.
            Zëri i Lindites është siç thotë Beethoveni: “Music should strike fire from the heart of man, and bring tears from the eyes of woman.” që do të thotë: Muzika duhet të jetë grevë zjarri në zemrën e burrit dhe të sjellë lot nga sytë e gruas"
            Të pranishmit kaluan një natë të këndshme në një të shtunë të bukur Maji, në muajin e trëndafilave dhe luleve me ngjyra marramendëse, gjithë aromë, si muzika dhe interpretimi që solli artistja e shquar shqiptare me origjinë nga Vlora Lindita Mezini Lole.

SHKARKO APP