As Obama, as Trump në dasmën mbretërore! Arsyeja?

President Obama dhe gruaja e tij Michelle nuk do të jenë pjesëmarrës më dasmën mbretërore të Meghan Markle me Princ Harry që do mbahet muajin tjetër.

Çifti ka vendosur që të mos ftojë lider politikë në ceremoni, prandaj aty nuk do jenë as Donald Trump, as Theresa May.

Burimet thonë që Princ Harry nuk është trashëgimtar i drejtpërdrejtë i fronit dhe nuk ka nevojë për një listë zyrtare.

Për më tepër, kështjella St.George ku cifti do martohet me 19 maj është shumë më i vogël se Westminster Abbey, ku u martuan duka dhe dukesha e Kembrixhit.

“Do ftohen vetëm 600 persona dhe nëse cifti vendos të marrë listë më të gjatë të VIP-ave, do duhet të shtohen pjesa më e madhe e vendeve në dispozicion”, tha një burim i afërt me ta për Dailymail.

Mbetet për tu parë nëse gjithçka është e vërtetë në ditën e dasmës së tyre.

SHKARKO APP