As para dhe as teknologji, ky është fisi që bën jetë nomade

Fisi Chang Tang-Pa rrëzë Himalajave, është fisi që jeton larg çdo gjëje, në këtë zonë nuk bëhet fjalë për celularë, madje as televizorë. Teknologjia thuajse nuk ekziston dhe kjo duket paksa e çuditshme në këtë botë moderniteti. Një fotograf i quajtur Cut Vinton ka jetuar dy muaj me fisin në fjalë, i cili mbijeton fal kafshëve. Fotografi bëri jetë nomade duke provuar vështirësitë e shumta fizike të atyre njerëzve. Fisi kalon ditë të tëra duke kërkuar ushqim mes të ftohtit e bashkë me ta, shtegtimin e ndërmarrin edhe dhitë. Paraja nuk ekziston dhe gjithçka shkëmbehet me kafshë apo sende të tjera. Ata nuk i çojnë fëmijët e tyre në shkollë, edhe pse arsimi është i rëndësishëm në kulturën fetare të budistëve. Fotografi rrëfen se familjet janë të devotshëm ndaj zakoneve të tyre fetare. Mjetet për të komunikuar me botën e jashtme mungojnë. Fiset informohen nëpërmjet fjalëve gojore për transmetimin e lajmeve të ndryshme. Fotografi ka mësuar se një grua tibetiane mund të ketë më shumë se një burrë, një në shtëpi për ta ndihmuar në punët e përditshme dhe një tjetër për të ruajtur kafshët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?