Asgjë nuk mund të jetë më e bukur se dashuria
Asgjë nuk mund të jetë më e bukur se dashuria ! ?? ??
Java filloj me lajme te mira, që na bëjnë te gjithëve krenarë dhe të ndjehemi, ashtu siç dhe jemi, qytetarë europian.
Ashtu siç dhe e filloi fjalën e tij të përshendetjes, në Aeroportin “Nene Tereza” , Kryeministri i vendit ,” Miku i mirë në ditë të vështirë” , teksa i uronte mision të mbarë mjekëve shqiptarë në udhëtimin drejt vijës së parë të frontit të luftës me vdekjen , për të triumfuar jeta , nuk kanë rreshtur së shkruari e së falenderuar , mediat e huaja e personalitet e ndryshme në bote, për këtë veprim kaq humanë të mjekëve shqiptarë dhe të qeverisë shqiptare.
Një mirënjohje të madhe mjekëve shqiptare që ju pergjigjen thirrjes së qeverisë, për të qene ne keto dite te veshtira pranë popullit vëlla italian . Më kujtohet , ka qene viti 1991 , muaji janar, kur m’u dha rasti për herë të parë të shkoj në Itali.Sapo ishte realizuar eksodi i parë i shqiptarëve , të cilët tentuan të hynin në ambasadat e asaj kohe, për te gjetur token e premtuar. Natyrisht , nuk ishte e thjeshte , për popullin tim . Ishin të parët qytetarët italian që iu hapën dyert emigrantëve shqiptarë. E teksa mbërrita në Trieste,i vetmi traget i asaj kohe, quhej “Palladio”, ne dalje të portit , syri më zë një banderolë të madhe që miqtë e mi italian , me origjinë shqiptare ( arbëreshe) e kishin shkruar për të na përshëndetur.
“Benvenuti Albanesi !” – ishte shkruar ne atë banderolë. Në atë moment , me kaploi një energji pozitive , dhe m’u duk vetja se kisha mbërritur në shtëpinë time. Ishte kjo mënyra e shprehjes së miqësish dhe mikëpritjes , për të bërë të ndjehesh si në shtëpinë tende!
Kjo është ndjesia dhe mirënjohja për mjekët dhe qeverinë e vendit tim, që nepermjet këtij misioni treguan se nuk ka rëndësi sa i madh apo i vogël je, rëndësi ka se në ditën tende të vështirë , ne jemi me ty Itali, me popullin italian dhe me mirënjohjen për gjithçka ndër shekuj i kemi dhënë njeri- tjetrit!
Qofshi të bekuar ! ?????
# Së bashku do t’ia dalim#????