“Asgjë Sikur Dielli” me koncert në Zvicër

 

“Asgjë Sikur Dielli” planifikon të realizojë së shpejti një videoklip për këngën “Adresa” që gjendet në albumin e ri dhe aktualisht bateristi i grupit, regjisori Fatos Berisha, është duke punuar në të dhe pritet të përfundojë shumë shpejt.

Grupi kosovar i ribashkuar së fundi, “Asgjë Sikur Dielli”, vetëm pak ditë pas publikimit të albumit të tyre rë ri, “Disident”,  do të performojnë në Zurich të Zvicrës, para komunitetit shqiptar.

“Koncertin në Zurich e organizon kompania Different Shows të cilët na kanë kontaktuar dhe kemi bërë marrëveshjen. Ne jemi shumë të entuziazmuar për ketë koncert pasi që është i pari koncert jashtë Kosovës apo Shqipërisë i bendit me formacion të ri. Gjithashtu ky koncert për ne është shumë i rëndësishëm pasi ‘Disidenti’ po shfaqet para komunitetit shqiptar në Zvicër, që simbolikisht është një shenjë shumë e mirë pasi që kanë filluar të hapen dyert edhe për muzikën alternative në këtë komunitet”, tha Alban Nimani.

Ndonëse koncerti planifikohet të mbahet në fund të vitit ata tanimë kanë filluar përgatitjet.

“Asgjë Sikur Dielli” planifikon të realizojë së shpejti një videoklip për këngën “Adresa” që gjendet në albumin e ri dhe aktualisht bateristi i grupit, regjisori Fatos Berisha, është duke punuar në të dhe pritet të përfundojë shumë shpejt.

“Disident” është albumi i tretë i grupit Asgjë Sikur Dielli. Albumi i parë, i titulluar ‘Nr.1’ është publikuar në vitin 1998, ndërsa i dyti ‘Ndodhemi’ në vitin 2005. /KultPlus.com 

SHKARKO APP