Askush s’do t’ja dijë, puno më fort!

Një nga provat më të mëdha që tregojnë nëse jeni (ose jo) i lindur për të qenë lider është mënyra se si reagoni në periudha dhe situata të vështira. Atëherë kur gjërat nuk shkojnë siç duhet dhe ndjejmë se fati i keq është ngjitur fort pas nesh. Disa e kalojnë me optimizëm, disa lëkunden, por rezistojnë, e ndërsa të tjerë thyhen.

Çfarë i bën kohët e vështira edhe më të vështira, është se gjithnjë ka një element padrejtësie brenda saj. Ndoshta ishte dikush që u tregua i padrejtë me ju, diçka ndodhi papritur dhe situata doli jashtë kontrollit, ndiheni të paragjykuar ose thjesht të tjerët rezultuan më të preferuar se ju.

T’ja dalësh kur je në një situatë ngërçi të thellë është e vështirë për shkak se energjia, burimet apo mbështetja mund të varfërohen, sepse vetë periudha është e tillë. Lufta që ju bëni është një test që do t’ju provojë ju dhe aftësitë tuaja! Një situate të tillë nuk i shpëton askujt, është një kërcënim i përditshëm që vjen në forma të ndryshme, por çfarë duhet të mbani end është një e vërtet e hidhur:

ASKUSH s’do t’ja dijë! PUNO më fort!

Sado ashpër të tingëllojë, është këshillë shumë e vlefshme. Pjesa e parë është më e dhimbshmja, por më realja. Askush s’do t’ja dijë, por jo sepse njerëzit janë të këqinj. Mendo për një moment, në kohë periudhash të vështira, shanset që të tjerët rreth jush të vuajnë të njëjtën gjë, janë të mëdha. Të tjerët s’kanë asgjë personale me ju, sepse askush s’do t’ja dijë për ty si person. Askush s’do t’ja dijë në ç’rrethana ndodhesh ti sepse njerëzve iu mjaftojnë problemet e tyre për t’u shqetësuar.

Ky është fakt, që jo detyrimisht duhet ta pëlqeni, por detyrimisht duhet të mësoni të jetoni me të. Dhe është i vërtet për këdo, në çdo situatë. Ah, me një përjashtim të vetëm: Nëse jeni nga ata njerëzit e fiksuar pas punës, dhe familja ju përgjërohet të jeni më shumë prezent për ta, atëherë kjo këshillë është e tmerrshme.

Tani, kalojmë në pjesën e dytë të këshillës- PUNO FORT!

Mendo pak për atë kohën kur ndodheshe në rrethana të vështira dhe e gjeje veten të lënë “në dorë të tjerëve”, duke u ankuar dhe bërë viktiminë pa fat. Nëse tregohesh i ndershëm me veten, a nuk beson se do të ishte më mirë të kaloje më pak kohë duke u ankuar dhe më shumë duke punuar (dhe kërkuar ndihmë, sigurisht)?! E dimë me bindje të plotë që përgjigja është po. Nëse ecni duke kujtuar këtë këshillë, jeni drejt rrugës së zgjidhjes së problemit. Në vend që të fokusoheni në gjëra që s’i keni në dorë, përdorni fuqinë që zotëroni. Ndjesia që do të merrni është shumë më e mirë se ajo e të ndjeri “të pafuqishëm” apo në “dorë të të tjerëve”. Sado e trishtë, në fund të ditës kujtoni që askush s’do t’ja dijë, ndaj PUNONI FORT! /Anabel/

SHKARKO APP