Astrit Patozi boton foton me Olldashin, foto e 20 viteve me parë

Ish-deputeti Astrit Patozi ka kujtuar sot, në 4-vjetorin e vdekjes, mikun e tij Sokol Olldashi. Në shënimin me titull “Kur ishim të vegjël”, Patozi shkruan:

Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës “Albania”.
Atëherë, “kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë”.
Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve.

Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.
Merita për “zbulimin” e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra.
Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.
Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha “pasuritë”, që trashëguam prej Sokol Olldashit.(syri)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?