Astrologjia, zbuloni rolin e Diellit në shenjat zodiakale

Placeholder Image

T’i përkasësh një shenje të caktuar të Horoskopit, do të thotë se Dielli në kohën e lindjes sonë ishte në atë pjesë të qiellit…

Kur e lexojmë horoskopin tonë në gazeta ose në internet, përqendrohemi dhe lexojmë shenjën zodiakale në të cilën Dielli ndodhej në momentin kur kemi lindur. Në Perëndim është praktikë e zakonshme të thuhet se ajo i takon shenjëzës zodiakale të zënë nga Dielli. Nëse, ndër të gjitha yjet, është zgjedhur dielli, me siguri ka një arsye që ne mund të hetojmë dhe të thellojmë. Le të udhëhiqemi nga drita e Yllit që ndodhet më pranë nesh!

Që nga kohët e lashta, të gjitha qytetërimet kanë pasur një hyjni diellore: Dielli në fakt na jep jetë dhe është një simbol i vitalitetit, forcës, gëzimit dhe energjisë. Edhe pse në astrologji quhet Planet, Dielli është një yll dhe është ylli rreth të cilit Toka rrotullohet, pra ku njeriu jeton. Nxehtësia dhe drita janë dy elemente kryesore që na lejojnë të kuptojmë se sa i rëndësishëm është Dielli për jetën tonë. Dhe rreth tij rrotullohen të gjithë Planetet e Sistemit Diellor.

Gjatë përgatitjes së Temës së Lindjes, në astrologji, Dielli zë një pikë të caktuar të Rrotës Zodiakale dhe prandaj lidhet me një shenjë të caktuar të zodiakut – përfaqëson cilësitë që e dallojnë individin – dhe në një shtëpi të veçantë astrologjike – përfaqëson sektorin në të cilin individi manifeston cilësitë e tij.

Dielli na tregon se kush jemi, çfarë mendimi kemi për veten, sesi e përfaqësojmë veten para të tjerëve, se sa jemi egocentrik, si mund të shkëlqejmë më shumë dhe se si e shfaqim kreativitetin tonë, kuptohet si në dashuri ashtu edhe në seks.

Në Astrologji çdo planet i shpreh më mirë energjitë e tij në një shenjë të caktuar zodiakale (por mund të ketë edhe dy) dhe thuhet se ky është vendbanimi i saj. Te shenjat e kundërta të vendbanimit është mërgimi: këtu është sikur planeti të humbiste forcën dhe nuk mund të shfaqte karakteristikat e tij kryesore. Pastaj ka një shenjë në të cilën energjitë rriten në maksimum, pra ekzaltimi i planetit. E kundërta e ekzaltimit është rënia, ku Planeti manifestohet në aspektet më negative të tij.

Vendbanimi i Diellit në Astrologji është në shenjën e Luanit, një shenjë e cila karakterizohet nga bujaria, zemërgjerësia dhe mirësia shpirtërore. Kjo është arsyeja pse thuhet se Dielli menaxhon shenjën e Luanit. Të lindurit me Diellin te Luani duan të dalin në pah dhe të kenë shumë njerëz rreth tyre.

Ekzaltimi i Diellit është në shenjën e Dashit dhe në fakt në këtë shenjë egoja e individit është e lartësuar, i cili gjithnjë ka një vetëvlerësim të madh. Këtu Dielli shpreh energjitë e tij në maksimum.

Mërgimi i Diellit është në Shenjën e Ujorit. Këtu Dielli nuk mund të shprehë vetveten ashtu siç dëshiron dhe vëmendja është zhvendosur nga egoja te komuniteti.

Rënia e Diellit është në shenjën e Bricjapit. Kjo është arsyeja pse personat që janë Bricjap vazhdimisht kërkojnë dikë me të cilin të ndajnë përvojat e tyre: ata zbulojnë egon e tyre përmes tjetrit.

SHKARKO APP