“Ata gjithmonë ju kundërshtojnë” – 4 këshilla për të folur me njerëzit që nuk pajtoheni

Në një bisedë mes dy ose më shumë njerëzve gjithmonë është dikush që ka “shpirtin e kundërshtisë” në çdo gjë që thuhet. Disa kundërshtojnë sepse kanë parime të tjera rreth temës së diskutimit, të tjerët kërkojnë më shumë informacion. Por ka edhe nga ata që ndonjëherë e bëjnë për të vënë në pozite tjetrin. Ka disa këshilla se si të bisedoni me njerëz me të cilët nuk pajtoheni, duke zhvilluar një bisedë efektive.

  1. Mos supozoni qëllime të këqija nga një kundërshti

Supozimi i motiveve të qëllimta pothuajse menjëherë na largon nga të kuptuarit vërtetë se përse dikush bën dhe beson atë që thotë. Ne harrojmë se ata janë një qenie njerëzore me përjetime dhe formim mendor ndryshe nga i yni. Ndaj duhet të jemi neutral gjatë një bisede, duke i dhënë mendjes tonë një kornizë më të gjerë për dialogun.

  1. Bëni pyetje

Kur në një bisedë ka ndarje ideologjike, pyetja na ndihmon të gjejmë shkëputjen midis pikave të ndryshme të pikëpamjes sonë. Kjo është e rëndësishme, sepse ne nuk mund të paraqesim argumente efektive nëse nuk kuptojmë se nga ku po niset pala tjetër.

  1. Qëndroni të qetë

Kur bisedat janë sy më sy është mirë që për një çështje delikate të tregoni durim dhe të merrni kohë.  Ju mund të ndryshoni temë, dhe pasi biseda të jetë qetësuar ju mund të ktheheni në temën kryesore. Ndërsa në komunikimin online ju keni avantazhe. Ju keni hapësirë fizike mes njerëzve dhe mund ta mbyllni bisedën për pak kohë. Mund të bëni një pauzë, të merrni frymë, pastaj të ktheheni në bisedë kur jeni gati.

  1. Jepni argumentin

Nganjëherë ne supozojmë se vlera e pozitës sonë është ose duhet të jetë e qartë dhe e vetëkuptueshme; se ne nuk duhet të mbrojmë pozicionet tona, sepse ato janë kaq të qarta, dhe nëse tjetri nuk e kupton këtë gjë, është problemi i tij dhe jo i joni. Atë që thoni ju duhet ta argumentoni, kështu i jepni mundësi të tjerëve të kuptojnë pse keni një këndvështrim ndryshe.

SHKARKO APP