“Ata hyjnë pa trokitur”, shfaqja e fundjavës në Metropol Teatër
“Ata hyjnë pa trokitur” është shfaqja premirë e 24 tetorit, e cila rikthehet në sallën Chehov të Teatrit të Metropolit, një shfaqe qe premton dhe garanton emocione.
Kjo vepër është një komedi dramatike, e shkruar vite më parë nga autori Armand Bora, njëkohësisht edhe regjisor
Teksti dhe regjia e Armand Borës, i cili në formën e teatrit bashkëkohor, ku përzihen elemente të teatrit absurd, ekzistencialist, komikja me tragjiken, sarkazma dhe ironia, vjen i interpretuar nga aktorët Alfred Trebicka e Rozi Kostani, të cilët në kostumet Ina Elezit dhe skenografinë e Hysni Lokës, risjellin në Teatrin e Metropolit të dielën në mbrëmje ora 19:00 pjesën e cila nisi edhe sezonin e ri artistik të teatrit.