Atëherë kur do rrëfejmë: Ishte seç na ishte. Na ishte një corinavirus!

Prof. Lisen Bashkurti –
Nuk do jete e larget dita kur do rrefejme: Ishte sec na ishte. Na ishte njehere coronavirusi. Te gjithe u cmenden prej tij. Per nje cast u shuan gjithe dallimet qe nuk kishin arritur t’i shuanin shekujt, permbysjet, revolucionet, lufrat e medha. U shuan dallimet fetare, racore, etnike, pasurore, sociale, kulturore. Gjithcka u permbys. Gjithe njerezimi u kercenua nga nje ‘armik’ i padukshem dhe i panjohur.
Shtetet e fuqishme, ushtrite e medha, armet vdekje prurese, pasurite e pafund, teknika e teknologjia e sofistikuar, strategjite dhe taktikat e luftrave te medha- te gjitha u dorezuan perballe nje micro-coronavirusi.
Keshtu, per nje cast u bene bashke te gjithe ato qe nuk ishin afruar kurre me njeri- tjetrin. Madje u bashkuan edhe ato qe e kishin urryer njeri-tjetrin, kishin luftuar me gjithe fuqine kunder njeri-tjetrit. Per nje cast ishte pafuqia ndaj vdekjes qe po bashkonte te gjithe. Ishte deshira per te jetuar qe vendosej mbi gjithcka. Po ndodhte nje revolucion ne marredheniet shoqerore.
Per nje cast njerezit pakurrefare dallimi u be qytetare i semure global. Shoqeria njerezore u shnderrua ne nje shoqeri te vetme te infektuar nderkombetare. Bota u transformua me nje fshat global te karantinuar.
Per nje cast te gjithe prisnin zgjidhje nga njeri-tjetri, transferonin pergjegjesite te njeri-tjetri, frikesoheshin nga njeri-tjetri, distancoheshin nga njeri-tjetri, shanin e fajesonin njeri-tjetrin.

Coronavirusi kishte nxjerr te gjithe nga takti.Athere kur duhej te vepronin te gjithe u paralizuan te gjithe. Njerezit prisnin nga mjeket. Mjeket prisnin nga shkenca. Shkenca priste nga politika. Politika priste nga njerezit. Njerezit prisnin nga Zoti.

Per nje cast te gjithe u mbyllen fizikisht. Por, te gjithe u hapen virtualisht. Te gjithe pa kontakte fizike, por te gjithe njeherazi me lidhje elektronike. Shoqeri te tera u zhduken, per tu zevendesuar me rrjete te mediave sociale.

Per nje cast gjithcka e fuqishme u venit. Cdo investim mburavec nder shekuj u be qesharak. Cdo qellim madhor i dikurshem u perdhos pa kurrefare vlere. Nder shekuj ishin krijuar arme, armatime dhe armata. Ishte ky nje investim per vdekjen. Ishte ky nje harrese per jeten.

Nder dekada ishin hedhur kapitale te pafund per te arritur hapsiren deri te e paarritshmja. Por, keto kapitale nuk kuptuan, nuk parandaluan dot nje corona virus ne zemer te tokes, ne mes te njerezimit, ne qenien njerezore.

Per nje cast gjithcka u duk se u permbys. Prej vitesh ishin bere perpjekje per te rrenuar kufij, mure e gardhe. Ishte bere e pabera per levizjen e lire te njerezve, mallrave, sherbimeve dhe kapitaleve. E perballe nje coronavirusi u ngriten demonet e se kaluares. U mbyllen kufij, u ngriten mure, u vune gardhe.

Per nje cast infrastuktura gjigande shume shekullore u duk e pavlere. Rruget u bene postoblloqe moskaluese. Hekurrudhat zune te ndryshken nga heshtja. Avionet rane perdhe si zogj te pafuqishem per fluturim. Cdo po zvarritej. Njerezimi po levizjte si reptile te parahistorise.

Per nje cast njerezit harruan veteveten, se cfare dijne dhe cfare duhet te bejne. Politikanet u bene mjeke. Mjeket u bene politikane. Dhe me pas, te dy palet u bene ekonomiste. Harruan cfare dijne me mire. Injoruan cfare duhet te benin.

Per nje cast mbyllja prodhoi hapjen. Heshtja prodhoi shprehjen. Ekranet nisen te shqyheshin ne micro-ekrane me dhjetra portete. Te ndaret fizikisht, por bashkoheshin ne ekran. Nuk kishin folur kurre me pare individualisht, e tani po flitnin te gjithe njeheresh virtualisht.

Per nje cast njerez te fuqishem u bene te dobet dhe qesharak. E, njekohesisht njerez te dobet e te harruar u lartesuan madherisht. Heronjte e dikurshem u zbrapsen. Te zbrapsurit nder dekada u heroizuan.

Per nje cast bota po gjente ate qe meritonte. Njerezimi po meritonte ate qe kish kerkuar. Prej mijra vitesh ishin bere gjithe perpjekjet per te menjanuar jeten njerezore nga agjenda boterore. E athere kur jeta njerezore u kercenua nje coronavirus e gjithe agenda nderkombetare e ndertuar dhe vazhduar nder shekuj u shemb perdhe.

Po erdhe momenti qe coronavirusi, ashtu sic erdhi ngadale dhe pa u dukur, nisi te largohej po ngadale dhe pa u ndjere….Por bota mbetej atje ku kish qene. Njerezit do vijonin jeten si me pare.

E cili do jete morali i kesaj perralle te se kaluares?! Si do jete bota pas kesaj? Si do ngrihet njerezimi mbas kesaj endrre te keqe? Cfare do vijoje dhe cfare do te ndryshoje ne mendesine njerezore!? Cfare do ndryshoje te individi, familja, komuniteti, kombet dhe te marredheniet dhe sistemi nderkombetar!? Cfare mesimesh do mbeten per te mos u harruar nga te gjithe !?

Veshtire qe keto pyetje te marrin pergjigjen qe tani. Por dicka mund te thuhet edhe tani…

Bota pas ketij makthi vdekjendjelles do cmoje njeriun dhe njerezimin mbi gjithcka. Njerezimi do mendoje me shume per te luftuar vdekjen dhe per te kultivuar jeten.

Pas kesaj njerezit do jene me miqesore me token, natyren, klimen globale. Toka do jete me bujare me njeriun dhe jeten njerezore.

Shkenca do ulet me shume me kembe ne toke. Do depertoje me thelle te njeriu dhe sekretet e jetes dhe te perballjet me sfidat e vdekjes.

Politikat publike te cdo niveli do jene me humane ne vetvete. Humaniteti i tyre do udhehiqet me shume nga racionaliteti. Racionaliteti do jete ne themel te gjithckaje, te familjes, shoqerise, kombeve dhe mbare sistemit nderkombetar.

Egoizmi, individualizmi komunitar, etnik, fetar, socio-ekonomik dhe shteteror do tronditen si kurre me pare per tu zevendesuar si asnjehere tjeter me ndjenjen e solidaritetit pertej kufijve, racave, nivelit ekonomik e perfaqesimit social.

Makuteria e pushtetit autokratik, autoritarist, kleptokratik do ronitet perballe vlerave te demokracise, nga populli, me popullin dhe per popullin.

Lirite njerezore do lidhen e kushtezohen me fort ndervete, ku liria e jetes do ushqehet nga lirite e tjera, dhe te gjitha se bashku do i sherbejne me mire njeriut dhe njerezimit.

Sistemi nderkombetar do zbehe me shume monstrat e interesave gjeopolitike perballe korpusit te vlerave, parimeve dhe normave nderkombetare me popujt dhe individet ne qender te tij.

Gara shqyese per sundim, kapital, kontroll te nje apo nje grupi te fuqishmish mbi boten dhe njerezimin do dobesohen perballe nevojes per me shume paqe, siguri, liri, demokraci dhe prosperitet per te gjithe.

Nuk do jete e larget dita kur te gjithe do rrefejme: ishte sec na ishte..na ishte njehere nje ‘armik’ i padukshem vdekjeprures! Te gjithe u ndjene te kercenuar prej tij.

Me ne fund ai iku duke marre shume jete njerezish. U largua duke i lene shume plage njerezimit. Mbi te gjitha na la pas shume mesime per te mos u harruar, nevojen per me shume humanitet, racionalitet, solidaritet, paqe dhe liri, demokraci dhe liri individuale, prosperitet per te gjithe dhe pergjithnje.

SHKARKO APP