Atlete me takë. Do i vishnit?

Këpucët e pagëzuara si “atletet me taka të babushit trajner” janë po aq të çuditshme sa ç’tingëllojnë.

Janë pagëzuar me emrin “atlete me taka” nga përdoruesit e twitter-it dhe kjo ‘shkrirje’ e çuditshme ka bërë që të gjithë të ngrenë vetullat nga habia.

Çfarë i bën më të çuditshme është taka me material atletesh por në një formë të çuditshme take.

Këpucët, nëse mund të quhen të tilla, u rezantuan fillimisht në javën e modës për meshkuj në Milano, ku disa gra trime i mbathën në pasarelë.

Shkrirja e një trajneri baba me një takë nuk është e qartë.

Për më tepër, rezultati është një trajner i tmerrshëm, ortopedik.

A janë këto ‘atlete me taka’ një marifet publicitar i ‘DSquared2’?

Nëse po, është duke funksionuar, pasi njerëzit kanë nisur në në internet të flasin për to.

Duke pasur parasysh reagimet e shokuara në internet, nuk duket se do të hiqen nga qarkullimi.

Krijimi i DSquared2 nuk është e vetmja këpucë e shëmtuar që ka dalë kohët e fundit.

Marka ‘Balenciaga’ lëshoi një sërë platformash Crocs më parë këtë vit – e cila shitet për £ 600/ pala.

Edhe më i çuditshëm, modeli Crocs vazhdoi shitjet në  New York më parë këtë vit dhe çdo palë ‘fluturoi’ jashtë rafteve brenda disa orësh.

Për më tepër, këpucët kushtojnë mbi £ 100 një palë.

SHKARKO APP