Atmosferë festash, ndriçohen kryeqytetet botërore

Kopshtet mbretërore botanike në Keë të Londrës u ndriçuan nga më shumë se 1 milion drita të martën, duke çelur siparin e sezonit festiv. Në të ashtuquajturën “Krishtlindje në Kew”, gjen instalacione të ndryshme rrezëllitëse përgjatë një rripi prej 2.7 km, një kaskadë dritash që derdhen drejt tokës, pemë të ndriçuara dhe projeksione në shtëpinë ikonë të epokës viktoriane, Palm House.

“Do të doja që njerëzit të merrnin me vetë një ndjesi të mrekullueshme e të ngrohtë Krishtlindjesh. Në të njëjtën kohë, do të doja që ata të merrnin me vete edhe ndjesinë e bukurisë së kopshteve në dimër”, tha Daire Basra, organizatore.

Magjike atmosfera edhe në sheshin Tivoli të Kopenhagenit. Një pemë 10 metra e larte e dekoruar me 3 mijë gurë Zwarowski, me vlerë prej 146 mijë dollarësh lajmëron mbërritjen e festave. Kjo është hera e parë që Danimarka e dekoron pemën e Krishtlindjes me gurë Zwarowski.

Ndërkaq, kartolina e pare e Krishtlindjes u ekspozua në muzeun “Charles Dickens” të Londrës. Kartolina u printua në 1843-shin, në të njëjtin vit kur një autor viktorian publikoi “A Christmas Carol”. E dizenjuar nga Henry Cole, kartolina e ngjyrosur me dorë tregon një familje të mbledhur rreth një tryeze duke shijuar një gotë verë.

SHKARKO APP