Aty ku muzika klasike takohet me atë bizantinen!

Eshte  edicioni i  nëntë  i Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”  që ARGJIRO-ja organizon kete vit.

Edhe kete vit  ndërthurja  dy botëve do të jete tek nderthurja e muzikës klasike me atë bizantine. Të ndërthurësh të dy botët në një, të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken dhe modernen, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga  e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

“Takimet Muzikore të Dy  Botëve” kete vit do te kete kater koncerte ne Në natën e pare të Festivalit: Koncerti “Melodi për Soprano dhe Bariton do te mbahet pranë Qëndrës Kulturore Orthodokse të Katedrales Orthodokse.  Dy zëra të vecantë, dy artistë të suksesshem të skenave botërore, Miriam Tola dhe Sokolin Asllani në Koncertin “Melodi për Soprano dhe Bariton”, të shoqëruar nga pianisti i mirënjohur I Mozarteumit te Salzburgut,  Alessandro Misciasci. Ata do të performojnë arie dhe pjesë të ndryshme të shkëputura dhe të përzgjedhura nga veprat më të mira të kompozitorëve të mirënjohur si Verdi, Mozart, Tchaikovsky, Giordano etj.  

Ne natën e dytë:    « Aty ku muzika Bizantine takohet me Klasiken ».do te mbahet  pranë Qëndrës Kulturore të Katedrales Orthodokse. Kete rradhe  përbalja e  muzikës Bizantine të shkollës « Joan Kukuzeli » nën drejtimin e Theodhor Peci nga Shqipëria dhe të korit te famshëm  hungarez  « St Ephraim » do te sjelle nje atmosfere te veçante. Nderthurje e dy shkollave te psalteve dhe te muzikes klasike.  Nga të dy grupet do të sillen psalte bizantine për të rikthyer edhe njëherë në vëmendje dhe në memorie tingujt e ëmbël të liturgjisë kishtare dhe bizantine.

Kjo mbremje do te kete nje te ftaur te veçante violinistin e  njohur hungarez   Mihály SIPOS , drejtues i  MUZSIKÁS Ensemble.

Në dy netët e para të festivalit në datat 17  dhe 18  shtator në Qëndrën  Kulturore të Katedrales Orthodokse në bashkëpunim me Galerine ZETA do të ketë një ekspozitë “Muzikë në artin pamor” ku do të ekspozohen disa vepra nga krijimtaria e artistit Kosta Koçi, ku muzika dhe festivitetet janë në qëndër të optikës së tij kontemporane.

Nata e tretë: «  Aty ku tradita takohet me Klasiken » do të zhvillohet  në Shkodër, ne Katedralen Katolike”Shen Shtjefni” ne sallen  “ Kardinal Mikel Koliqi” . Këtë herë do të jetë një ndërthurje zhanresh «  Harqet Moderne » te drejtuar nga Eugen Gargjola me nje kuintet te artisteve te njohur shkodrane (Eugen Gargjola, Lorenc Radovani, Jadvina Hoxha ,  Anda Bushi ,  Klara Bregu ), me muzikën klasike duete te njohur te Operave të performuar nga Sokolin Asllani, Miriam Tola, të shoqëruar nga Alessandro Misciasci.  

Nata e katërt: «  Një udhëtim shpirtëror » Nata e fundit e festivalit do të ndalet në Berat, në një nga Qëndrat Historike në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, ne Muzeun Kombëtar Onufri.  Në këtë koncert  artistët nga Hungaria te Korit të burrave « St Ephraim » do të interpretojnë një repertor te Psalteve dhe të muzikes klasike “A cappella”.  Kjo ndërthurje e pasurisë shpirtërore dhe asaj materiale ështe dhe një nga qëllimet e këtij Festivali.

“Promovimi i trashëgimisë materiale dhe jomateriale shqiptare dhe asaj të evropiane, ndertimin e urave te dialogut kulturor mes popujve,  ndergjegjesimin e opinionit publik per mbrojtjen dhe transmetimin e kulturave te ndryshme si pjese e trashegimise kulturore, rivitalizimi i qëndrave historike  nepermjet Festivalit “Takimet Muzikore te dy Botëve” kanë qënë pergjatë nëntë vjetëve në fokusin e organizatës Argjiro” shprehet drejtuesja e organizatës,  Ilda Mara.

SHKARKO APP