Audi RS6 i ri, nuk është as afër rivalëve nga BMW dhe Mercedes (Foto)

Ishte thënë se do të jetë shumë i fuqishëm, por nuk është as afër 700 kuaj fuqi. BMW dhe Mrecedes, kanë lancuar modelet e tyre të sofistikuara M5 dhe E63 AMG. Këto vetura me motorë V6, prodhojnë 600 respektivisht 603 kuajfuqi.

Audi ka mbetur vonë në këtë lojë, duke lancuar vetëm modelin A6 të ri. Modeli RS6 është rrugës, por nuk është aq i fuqishëm sa pritej.

Sipas lajmeve të pa konfirmuara, thuhet se makina me 4.0-litra turbo-dyshe V8, do të konkurrojë me 700 kuaj fuqi.

Por, burime të afërta me kompaninë, kanë bërë të ditur se nuk është as afër këtyre njësive, gjë që e bën të paaftë ndaj rivalëve vendorë, shkruan tg.

Sipas të gjitha gjasave, motori do t’i ketë kapacitete e njëjta, por që nuk prodhon më shumë se 600 kuajfuqi.

Në anën tjetër, RS6 nuk do të jetë edhe aq hibrid sa pritej, me kapacitete më të vogla elektrike, që nuk i shtojnë shumë fuqinë.

Por, të gjitha mbeten në nivelin e spekulimeve, sepse ende nuk është bërë lancimi zyrtar dhe mund të befasohemi në çdo moment.

Audi 2

Audi 3

Audi 4

Audi 5

Audi 6

Audi 7

SHKARKO APP