Avioni “sulmohet” nga zogjtë, ulje emergjente, 23 persona të plagosur

Një avion rus i linjës Ural Airlines me në bord 226 persona dhe 7 ekuipazh u detyrua të bëjë ulje emergjente afër aeroportit Zhukovsky në Moskë.

Shkaku i incidentit ka qenë një tufë e madhe zogjsh, që janë përplasur me avionin disa prej të cilëve hynë në motorin e avionit duke shkaktuar mosfunksionim të mirë të tij. Gjatë uljes së avionit janë plagosur 23 persona 5 prej të cilëve fëmijë.

SHKARKO APP