Babai i 10 fëmijëve, i ndëshkon gratë duke mos fjetur me to (FOTO)

Ai ka tri gra, po pret fëmijën e 10-të. Kur njëra nga gratë sillet keq, ai e ndëshkon duke mos fjetur me të për një muaj.

Ai quhet Ivan Sukhov, 34 vjeç dhe jeton bashkë me gratë e tij në Vladimir të Rusisë. Ligji rus nuk e lejon martesën me më shumë se një partner, ndaj dy prej grave i qëndrojnë të martuara me mirëkuptim të ndërsjellë.

Para se të bëhej poligam, Ivani jetoi për 11 vjet vetëm me Natalian, gruan e parë. Pastaj nisi të ketë dëshirën që të jetë kreu i një familjeje shumë të madhe, me më shumë gra e me sa më shumë fëmijë. Natalia, e cila punon si infermiere, nuk e kishte pëlqyer idenë në fillim. Por duke parë që i shoqi këmbëngulte të kishte shumë fëmijë, nisi të ndryshojë mendje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?