“Babai i kombit”, shqiptarët, Europa

Nga Genc Burimi

Në një intervistë dje për mediat italiane që e pyesnin për xhestin e “bamirësisë” së dërgimit të mjekëve shqiptarë në Itali, Rama përfitoi nga rasti për t’i futur dhe nje “takë” BE-së duke e kritikuar se e ka lënë të vetme Italinë.

Pasi iu dha mësime shqiptarëve në videon e tij të fundit ku pa komplekse u vetëquajt si “baba” i kombit (pjesa e parë e këtij shkrimi), pasi u jep mësime amerikanëve dhe europianëve sesi i bëhet ballë krizës (pjesa e dytë e këtij shkrimi), Rama u përgatit me siguri tani terrenin shqiptarëve se harrojeni ëndrrën europiane, pasi europianet do kacafyten midis tyre për koronabondet (pjesa e tretë).

A po vepron siç duhet Kryeministri që po merr atribute të cilat edhe një monark do t’ia kishte zili?

“Baba” i kombit apo përfitues i taksave të kombit

S’me ishte dhene rasti te ndiqja ndonje nga videot e shumta qe kryeministri u adreson rendomtazi keto kohe bashkekombasve, deri te kjo e fundit qe disa kolege me shtyne me insistim ta shihja. Nuk dola i zhgenyer. I papare Edi Rama.

Ose me mire e kisha pare dikur,.shume me pare, tek roli I kujdestarit, luajtur ne menyre te paharrueshme nga Kadri Rroshi tek “Lulekuqet mbi mure”. Si ai kujdestari ogurzi i jetimores me krahun e thyer nga « bastardet » e vegjel qe i kishin vene nje spango te kreu i shkalleve per ta rrezuar, edhe Rama ndjehej ne ate video po aq i terbuar e hakmarres ndaj atyre “kopilave” qe guxojne dhe i bejne sot kritika online mbi menaxhimin e krizes.

Fillimi i fjalimit me temën “une jam babai juaj” dhe po jua shtyp koken per te miren tuaj se ndryshe do vdisnit te gjithe, ishte patetik. Por qesharakja nuk vret kurre. Ajo te ben dhe me shume per te qeshur. Po aty ku Rama nuk ben te qeshë asnjë shqiptar eshte tek personalizimi ekstrem i rolit te tij.

Ta degjoje ate, eshte sikur ai do i paguaje pensionistet dhe te papunet e krizes prej xhepit te tij. Eshte e krejt e kunderta qe po ndodh. Jane shqiptaret me taksat e tyre qe kane paguar, paguajne dhe do pagujane, te cilet po mbajne me nje te ardhur te sigurt mujore Edi Ramen dhe gjithe ministrat e tij ne keto dite veteizolimi.

Fale kesaj sigurie financiare, fale kesaj rente qe populli i tij i paguan atij, ai gjen kohen dhe lluksin te monologoje me minuta te tera duke u treguar dhembet shqiptareve qe nuk jane dakord me te si nje shembelltyre karikaturale e Berishes me 1996 apo e Berishes me 2009 kur kercenonte nga maja e Kuvendit t’u shkulte dhembet me darë atyre qe e kundershtonin.

S’do e mendoja qe nje politikan si Rama, ish-anarkist dhe artist te cilet lirine e mendimit dhe te kundershtimit duhet ta kene si natyre te dyte te bjere kaq poshte e mos ta duroje ne kete pike kritiken. E ftoj te rivije serish tek Franca e lirive dhe e Volterit per nje stazh pas koronavirusit.

Edi dhe Perendimoret

Eshte e paktuptueshme qe pas sulmit kunder te tijeve qe guxojne dhe e kritikojne, Rama iu ndërse dhe SHBA-ve dhe Europes. Vellaut amerikan i tha ne video se ju mbase nuk e keni per gje te lini te vdesin mijera vete nga koronavirusi, por une nuk e kam kete lluks me shqiptaret. E habitshme! Dramatike!

Por e ka nje shpjegim. Me gjykoni ne mbarim te krizes, – u thote Rama shqiptareve. Nese proporcionalisht me popullsine do kemi ne Shqiperi me pak vdekje se ne Amerike apo ne vendet europiane, kjo do i dedikohet vetem masave te «babait te kombit ».

Duhet degjuar e ridegjuar fjalimi Rames per ta besuar se ai thote pikerisht kete. Gjate gjithe asaj videoje prej 20 minutash, Rama e ve “steken” aq lart se po ua shpeton ai secilit prej bashkekombasve individualisht jeten, saqe mos te shkojme tani e ta bezdisim per gjerat “bajate” qe do mberrijne shume shpejt si kriza fatale ekonomike apo fundi i endrres europiane per Shqiperine.

Loja e fjaleve me jetet qe po u ruan shqiptareve, i sherben kreministrit te relativizoje keshtu deshtitmet qe priten ne fusha te tjera si ajo ekonomike dhe e integrimit. Keshtu duhet kuptuar sensi I fjaleve qe tha po ashtu dje Rama per Sky24 te Italise. Shqiperia po ju ndihmon, qofte simbolikisht u tha ai italianeve, pas nisjes se 30 mjekeve shqiptare per ne Itali. Shqiperia po e ben detyren e saj, por e keqja po u vjen nga Europianet qe po u lene ne balte.

Ju nuk do ja dilni dot vetem me bono e ndihme shteterore, nese pjesa tjeter e Europes nuk ju ndihmon, ishte mesazhi i Rames per Italine e Kontes. Por ky mesazh ishte në fakt per shqiptaret. Pasi kur nuk do ja arrije Italia, si do jo arrije Shqiperia? Domethene ju kritike ne Shqiperi, a s’me lini rehat, a s’e shikoni ç’behet matane detit tek fuqia e gjashte ne bote? Ju kritike qe neser po ashtu do te me versuleni kur nuk do te kete hapje negocjatash per integrim, a nuk e shihni qe as per Italine Europa nuk po çan me koke, e jo me per ne?

E gjithe filozofia aktuale e Rames mund te permblidhet kesisoj ne nje fjali: me mire se une s’ka ne Shqiperi, pasi shihni Ameriken ku do vdesin me mijera nga virusi, e shihni Italine ku pas koronaviresit rrezikon t’i marre perpara vala e krizes ekonomike. Pak a shume si Presidenti I Kines qe duke çuar maska ne perendim, i tregon popullit te tij se eshte me i forte dhe se vete perendimoret.

Ky diskurs eshte i papranueshem. Ai fillon se sheshuari çdo mendim ndryshe dhe mund te perfundoje deri tek panevojshmeria per te mbajtur zgjedhje pasi asnje pushtet tjeter s’mund te ishte me i mire se ai i Rames. Kjo eshte nje filozofi makiavelike ne politike, e cila duhet luftuar me te gjitha mjetet e fjales se lire sepse ajo mund te beje po aq deme sa koronavirusi…

Korona-bondet: Me Merkel apo me Konten

Nese Rama po mbyt me ultimatumet per veteizolim çdo debat ne Shqiperi mbi perspektiven ekonomike te vendit, krejt ndryshe po ndodh ne Europe. Nese Rama nuk po ben asnje transparence se cilat do jene nevojat financiare afat shkurtra te vendit dhe si do te zgjidhen ato, me borxhe te jashtme, apo me prerje kartmonedhash nga Banka e Shqiperise, apo me rritje taksash apo me shkurtime drastike ne administrate, ne shkolla, spitale e deri tek rrogat e pensionet, pra nese Rama e refuzon debatin ne emer te «konservimit » te jetes nga koronavirusi, nuk eshte kjo qe po ndodh ne Europe.

Aty ka debat mbi te gjitha keto opsione. Duke kritikuar Europen Rama e ka gabim qe “i fut hundet” jo atje ku nuk i takon pasi çdo njeri mund te kritikoje, po atje ku nuk eshte interesi yne si shqiptare. Duke kritikuar Europen egoiste sipas tij me Italine, Rama po kritikon me vetedije apo vetedije Merkelin, sepse eshte ajo, kancelarja gjermane qe po refuzon qe t’i shtrihet nje bulevard me euro Italise dhe vendeve te Europes se jugut.

Eshte ajo qe i tha « Nein », koronabondeve. Nese ka nje shans fare minimal qe Shqiperia t’i afrohet Europes ajo eshte Gjermania e Merkelit. Sidomos ne keto momente kur Makron edhe me shume se Italia do kete nevoje per firmen e Merkelit qe Banka Qendrore Europiane te zgjidhe qesen apo te jape garancine e saj.

S’e kuptoj, çfare loje luan Rama? A eshte i ndergjegjshem ai se duke denoncuar egozimin financiar te BE-se ndaj Italise, po u ben autogol shqiptareve? Tema eshte teknike dhe kerkon nje artikull me vete per t’i hyre thelle polemikes aktuale midis europianeve. Veshtire edhe per ekspertet me te eksperimentuar te percaktojne kush ka te drejte, krahu i Europes se Veriut me ne krye Gjermanine, apo ai i Jugut qe “mbrohet” nga Franca.

Me dy fjale, keto vende te jugut te Europes te cilat po zhyten ne nje krize te re, pasi ishin tashme ne nje krize te pafund ekonomike me borxhe publike qe prekin apo tejkalojne 100% te PBB-se (Itali, Greqi, Spanje , Portugali, France etj), keto vende kane nevoje per nje rubinet te pafund fondesh per te paguar shpenzimet astronomike si pasoje e krizes se koronavirusit siç jane para se gjithash rrogat e thuajse te gjithe punonjesve te sektrorit publik e privat.

Ideja e ketij grupi te Jugut eshte kjo: Nëse çdo vend merr borxh me vete në tregjet financiare, vendet me ekonomi me paterica si Italia do te kene perqindje te larte interesi (siç e pesoi ne fillim te krizes se kaluar Greqia deri ne 10% interesa). Por nese ky borxh nuk merret nga çdo vend europian individualisht por nga nje konsorcium europian, atehere interesi do te ishte me i ulet se brenda ketij konsorciumi eshte Gjermania qe e “ngre” shume noten mesatare.

Nente vende europiane firmosen keshtu nje peticion te perbashket per krijimin e ketij borxhi te perbashket qe mban emrin korona-bond. Por Merkel e shtyre nga Austria dhe sidmos Hollanda i thane jo kesaj ideje. Sepse korona-bondet si borxhe ne emer te BE-se do t’i benin edhe keto vende me ekonomi te shendoshe garante per borxhet e Italise dhe te vendeve te tjera “te dobeta” te BE-se.

Per te mos dale si egoiste, Merkel dhe vendet e tjera te Europes se Veriut, propozojne venien ne funksionim te MES, Mekanizmi Europian i Stabilitetit i pajisur deri ne 500 miliard euro. Qe do te thote se BE-ja, ose me mire Banka Qendrore Europiane eshte e afte vete te nxjerre keto shuma “borxh” per te cilat kane nevoje vendet europiane ne krize.

Por MES qe u vu ne levizje ne rastin e Greqise funksionon si FMN-ja. Domethene qe ky borxh europian u jepet vendeve europiane vetem nese ato pranojne te bejne reforma strukturore liberale, gje qe e refuzojne kategorikisht Italia dhe Franca, te cilat e kane te pamundur te bejne reforma te tilla si ato qe pesoi Greqia sidomos ne keto momente krize ku opinionet publike te vendeve te Jugut s’do t’i pranonin kurre.

Eshte ne kete debat shume teknik “inter-europian” qe nderhyn Rama. Nderkohe qe ne manovrat diplomatike qe do te fillojne per koronabondet midis Frances dhe Gjermanise , Shqiperia ka interes te jete ne krahun e fuqise ekonomike qe do te diktoje rregullat e saja ne kete moment, domethene te Gjermanise. Shqiperia duhet te synoje te perfitoje nga Gjermania qe t’u vere vendeve skeptike per zgjerim si kusht se ato qe vende qe duan te kene akses ne koronabonde apo ne MES (mekanizmi europian i stabilitetit) te mos ta bllokojne zgjerimin e BE-se ne Ballkan.

Kryeministri yne duhet te mendoje me shume sesi te mbroje interesat e vendit ne lojen e shahut europian qe ka nisur apo do te nise se shpejti, sesa te behet regjizor i vetes per video qe vetem ai dhe disa kuriozë si autori i ketij shkrimi i shohin.

Dita

SHKARKO APP