“Babai”, premierë në Festivalin e Filmit në Munih

 

Aktorë të filmit “Babai”, bashkë me regjisorin, Visar Morina kanë marrë pjesë në premierën botërore të filmit të metrazhit të gjatë “Babai”, që është dhënë në mbrëmjen e së dielës në Munih të Gjermanisë.

Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Val Maloku e regjisori, Visar Morina, të shoqëruar edhe nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku ishin prezent në këtë festival, të cilët kanë përcjellë nga afër emocionet e filmit “Babai”.

Filmi “Babai”, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga një produksion gjerman, duke përfshirë edhe kooproduksione të Francës dhe Maqedonisë.
Babai" e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë./KultPlus.com

SHKARKO APP