“Babi bërtiste me të madhe”, njihuni me vogëlushen e letrës që theu rrjetin pas tërmetit

Letra e vogëlushes Klea Pushi, dedikuar Forcave të Armatosura pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, u bë menjëherë virale. Mes rreshtash vogëlushja tregonte se si në atë ditë, kur ajo priste të festonte 9-të vjetorin e lindjes, u zgjua mes tronditjesh e britmash por fatmirësisht ndodhej larg shtëpisë së saj në Durrës.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, vogëlushja tha se e ka shumë të vështirë të shprehet dhe të gjitha mendimet i hedh në bllokun e saj, aty ku kishte shkruar edhe letrën falenderuese ndaj ushtarëve.

Tepër e lidhur me bashkëshortin e hallës, i cili po ashtu është pjesë e Forcave të Armatosura tokësore, Klea shprehu hapur falenderimin dhe dashurinë ndaj të gjithë “heronjve të heshtur” siç ajo preferoi t’i quante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një video surprizë erdhi nga të gjithë miqtë e saj me kapele, të cilët e kishin lexuar letrën dhe ishin prekur njëjtë si gjithë shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?