Balena gjigante përplas bishtin në varkën me 8 pasagjerë
Ky është momenti i çuditshëm kur bishti i madh i një balenë gungaçe doli nga uji dhe u përplas me një varkë.
David Mulder ishte një pasagjer në varkë pranë Brier Island, kur kapi momentin e pazakontë në kamera.
Filmimi i kryer më 2 shtator, tregon varkën që udhëton në ujërat e qeta dhe pak çaste më vonë, bishti i gjigantit të detit përplaset mbi të.
Tetë pasagjerët në varkë panë skenën të tmerruar.
Drejtuesi i varkës, Guy Melville e përshkroi “ngjarjen shumë të pazakontë” si një “trokitje” miqësore.
Ai tha se gjitari me gjasë ishte 15 metra i gjatë, dyfishi i madhësisë së mjetit lundrues.