Baleti “Zgjimi i njerëzimit”
Më 26 dhjetor 2014 në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë do të vihet në skenë nga Kompania e Baletit Cosi – Stefanescubaleti "Zgjimi i njerëzimit", një shfaqje me muzikë nga Stravinski, Smetana dhe Enesku që përfaqëson një nga punëtmë impenjative dhe të famshme të Stefanescu-t, e vënë në skenat e teatrove më të rëndësishme të Italisë dhe botës, pas premierës në Teatrin Komunal të Reggio Emilia-s në vitin 1986.
Shfaqja do të vihet në skenën e Tiranësnga një castpothuajse tërësisht shqiptar: pas gati një muaj e gjysëm provash nën drejtimin e asistentes Beatrice Flaborea, trupa e baletit dhe solistët e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranës do të debutojnë të premtenmë 26 dhjetor dhe do të luajnë "Riti i pranverës" nga Stravinski, "Moldavja" nga Smetana dhe "Dialog me pafundësinë" nga Enescu. Në mbrëmjen e 26 dhe 27 dhjetorit tre personazhet kryesore do të interpretohen nga tre balerinët solistë Bianca Assad, Rezart Stafa dhe Tiljaus Lukaj të Kompanisë së Baletit Klasik.
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë mbështet këtë bashkëpunim të rëndësishëm mes Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe Kompanisë së Baletit Klasik, themeluar në Reggio Emilia në 1977 nga dy ishétoile Liliana Cosi dhe Marinel Stefanescu, me qëllim vlerësimin e baleti si nëpërmjet spektakleve ashtu dhe nëpërmjet formimit profesional të balerinëve të ardhshme.