Banorët e Italisë së Veriut shokohen nga avionët luftarak që ndiqnin atë francez (Video)

Placeholder Image

Momente tensioni në Lombardi dhe në pjesën më të madhe hapësirës veriore të Italisë. Dy avionë të Forcave Ajrore Eurofighter, për mbikëqyrjen kombëtare të hapësirës ajrore, kanë nisur fluturimin nga baza ajrore në Istrana në Treviso, për të kapur  një avion “Boeing 777” të Air France, i cili kishte humbur nga radio-kontakti për menaxhimin e trafikut ajror italian. Dy avionët arritën të identifikojnë avionin francez në qiellin e Lombardisë duke u siguruar që ekuipazhi kishte rivendosur kontaktet me radio dhe se nuk ishte kërcënim për sigurinë kombëtare. Vala e shokut e shkaktuar nga zhurma e madhe e avionëve luftarak, shkaktoi panik tek banorët. Lartësia e madhe, era e fortë, shpejtësia që tejkalon edhe zërin, bënë që zhurma të përhapej me shpejtësi dhe me forcë, duke shkaktuar panik, pasi popullsia nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Dy aeroplanët ushtarakë u ngritën si rezultat i urdhrit marrë nga Qendra e Operacionit Ajror në Torrejon të Spanjës, një organ i NATO-s përgjegjës për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore.

Ιniochos 2018 RAF Eurofighter Typhoon FGR4

SHKARKO APP