Basha: Kërkesat në rritje për Tirana International Film Festival, lajm i mirë

Kështu ka deklaruar sot kryebashkiaku Lulzim Basha, teksa ka nisur në Tiranë edicioni i 12-të i Tirana International Film Festival. Edicion ky ku do të konkurojnë 82 filma të përzgjedhur nga 5464 filma që kanë aplikuar për të marrë pjesë nga 107 vende të botës. Dhe krahasuar me një vit më parë kur aplikuan 1200 filma, këtë vit ka një interes shumë më të madh për të marrë pjesë në këtë festival filmi.

“Në këto javë dhe muaj, kur lajmet për rritje e për shumëfishim zakonisht na trembin, siç janë ato që kanë lidhje me çmimin e energjisë apo shumëfishim të aplikimeve për llotarinë amerikane, apo për shumëfishime të tjera të pakëndëshme, i vetmi lajm që nuk na tremb por na gëzon dhe duhet të na gëzojë ka të bëjë me sasinë, sepse edhe sasia është e rëndësishme, është fakti se këtë vit 4.5 herë më shumë kineastë, regjizorë kanë klikuar një pikë të re por premtues reference që është Tirana International Film Festival”, tha ai. Kujtojmë se edhe këtë vit, Bashkia e Tiranës ka mbështetur realizimin e Tirana International Film Festival.

“Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht, duke marrë pjesën e përgjegjësisë së barrës që na takon në mbështëtjen modeste të nevojave të jashtëzakonshme të këtij festivali, nuk bëjmë gjë tjetër veçse e rikonfirmojmë pasionin e kryeqytetasve dhe të gjithë shqiptarëve për kinematografi dhe besimin se edhe Tirana po bëhet një pikë reference në globalizimin e konkurencës për të evidentuar talentet e reja dhe risitë e reja në kinematografi”, theksoi gjithashtu Basha. 

SHKARKO APP