
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median ku komentoi planin me 5 pika të prezantuar sot nga kryetari I PD-së Lulzim Basha.
Rama e etiketoi kundërshtarin e tij politik kandidat për kryeministër si “shalqi me provë”.
Kaq ka mjaftuar që reagimeve të shumta të kësaj batute t’i përgjigjet edhe kreu i PDK-së Nard Ndoka, i cili përmes rrjeteve sociale e cilëson Edi Ramën si kungull të kalbur.

