Bashkëpunimi midis Frashrit dhe Rahovecit një model dhe shembulli që jo vetëm duhet përgëzuar, por mbështetur dhe stimuluar
Nga Tomorr Kotorri & Fejzo Subashi
“Me dëshirën e mire ju kam sjellë pak aromë nga vendlindja e vëllezërve Frashëri, freskinë e ujit të bredhit të Hotovës dhe shumëllojshmërinë e trëndafilave të qytetit të Përmetit”—Kështu do ta niste fjalën e përshëndetjes Kryetari i Shoqatës “Atdhetare kulturore mbarëkombëtare vëllezërit Frashëri“ Z. Tomorr Kotorii, me rastin e dhënies së turtullit : “Qytetar Nderi i Komunës Rahovec”. Vërtet ky çast ishte jo vetëm një ditë dhe gëzim i veçantë për Z. Tomorri, por një dite gëzimi dhe vlerësimi për figurat dhe vendlindjen e Kombit. Z. Tomorri vjen nga një familje patriotike, pjesëmarrëse dhe me kontribute duke dhënë dhe gjak për Shqipërinë, ashtu si mijëra e mijëra vajza dhe djem të kësaj krahine,
Një vlerësim të tillë e bëjnë ata njerëz që në thelb, në gjenezë dhe në që damarët e tyre rrjedh gjaku i atdhedashurisë, mirësisë dhe përkushtimit ndaj Kombit.
Komuna e Rahovecit është jo vetëm një luginë e bukur, me një natyrë mahnitëse, me maja alpine e mbuluar me kurorën e vreshtave pa fund, e cila duket dhe shfaqet me një peizazh e një pamjeje magjepse si një amfiteatër natyror.
Por kjo bukurie e Rahoveci bashkë me rrethinat është një nga qendrat më të lashta e me pasuri e potenciale historike kulturore e me traditë mjaft të spikatur, si një vendbanim i lashtë antik, arkeologjik i cili i përket periudhës së hershme Romako- Ilire. Është pikërisht kjo arsyeja, e cila është edhe AND-ja jonë Kombëtare.
Dhënia e këtij titulli është një nderim i madh, i cili në thelb ka detyrimin, respektin, bashkëpunimin, mbështetjen, dashurin dhe për respektin reciprok por të domosdoshëm, të nevojshëm dhe shumë frytdhënës midis këtyre zonave dhe krahinave të Kombit tonë..
Tituj të tillë tregojnë për fillimin dhe që është në vazhdën e kontakteve dhe të bashkëpunimit që ka bërë Komuna Frashër, Bashkia Përmet me Komunën Rahovec dhe komuna Frashër, Bashkia Përmet me shkollën “Mustaf Ibishi” Kramovik Një punë që kemi 14 vite që e kemi nisur, ku bashkëpunimi dhe mbështetje reciproke është ende prezent, ku përgjatë kësaj rruge deri më tani janë organizuar veprimtari kombëtare dhe konferenca shkencore në Frashër për çdo 25 Maj. Ajo që konfirmojmë sot në këtë ceremoni, është se në këtë bashkëpunim kemi nisur jo një rrugë që mbaron këtu, por vetëm fillimin ka këtu.
Ky bashkëpunim është dhe si rezultat i mbështetjes që ka dhënë komuna Rahovec ndër vite, por në veçanti Kryetari Komunës zoti Smajl Latifi, si dhe puna shumë këmbëngulëse dhe e dallueshme e mësuesit Bekim Kelmendi, dhe e të ndjerit mësues Miftar Thaci. –Ky bashkëpunim flet për punën e madhe të bërë nga nxënësit, mësuesit e shkollës Mustaf Ibishi si dhe për të gjithë stafin e komunës Rahovec dhe në veçanti Z. Qemal Krasniqi që kanë marrë pjesë në këto evenimente kulturore që është organizuar në Frashër. Falënderoj edhe një here kryetarin e komunës Z. Smajl Latifi dhe kryesuesin e Asamblesë se kuvendit komunal z. Afrim Dino si dhe gjithë anëtaret e kësaj Asambleje te kuvendit komunal, nxënësit e shkollës” Gjon Buzuku “ Prizren dhe nxënësit e shkollës “Jete e re “ në Suhareke , mësuesit dhe në vecanti mësuesin përkushtuar Muarem Gashi , Sadik Shala të cilët kanë qenë të parët mysafir në Frashër nga Kosova, në këto veprimtari kombëtare dhe konferenca shkencore që kemi organizuar duke e filluar nga 18 Qershori i vitit 2004 e ne vazhdim
Këto veprimtari atje në prehër të maleve nuk i bëri ndonjë fuqi çudibërëse, por i ka bërë vetë ndërgjegjja kombëtare që rron dhe do të rrojë në zemër të Shqiptarëve, veçanërisht në këto zona e krahina dhe kështu do të vazhdojmë dhe në të ardhmen.
Për të gjithë ne, vëllezërit Frashëri kanë qenë e do të mbeten simbol i dashurisë e krenarisë kombëtare. Është rasti ndoshta më unikal në botë që nga një kupë qiell i Frashërti, kësaj kryeqendre të Dangëllisë, kësaj. ”Meke “ të Shqipërisë, të dalin nga një derë e vetme tre Viganë të mendimit e të veprimit kombëtar, tre simbole që do t’i kishte zili çdo komb i kulturuar . Poeti atdhetar nga Zagoria Andon Zako Çajupi, pate shkruar: “Si Naimi s’ka të tjerë”. Kjo do të thotë se dhe “si Frashëri s’ka të tjerë”, se zor se mund të gjendet një tjetër fshat që t’i ketë dhënë kombit tre kolosë të historisë dhe të kulturës së tij: burrin e shtetit dhe diplomatin Abdyl Frashëri, Poetin Kombëtar, Naim Frashëri, ideologun dhe shkencëtarin Sami Frashëri, pa veprën e të cilëve nuk mund të kuptohet rilindja e kombit tonë, ajo lëvizje e madhe politike, mendore e kulturore, që e nxori kombin shqiptar nga robëria shekullore në udhën e lirisë. Frashëri ka historinë e lavdinë e vet. Është zona, që ndër të parat ,ka zgjuar frymën kombëtare dhe që ka ndikuar fuqishëm për të ngjizur kombin shqiptar. Me një histori mbi 600 vjeçare, i dokumentuar rreth viteve 1431-1432. Lulëzimin me te madhe ekonomiko shoqëror Frashër e ka pasur ne gjysmen e dyte te shekullit te XIX. Ai numëronte 375 shtëpi me 22 lagje dhe 20 dyqane. Frashëri cilësohej si qyteti i dytë i kazasë së Përmetit .. Në vitet e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Teqenë e Frashërti 1878 deri në 1880 u mbajtën dy kuvende ndërkrahinore të vilajetit të Janinës. Kuvendi i parë u mbajt në fund të Maj 1878 ,u protestua kundër vendimeve të traktatit të Shën Stefani si dhe shprehen vullneti per faorminin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe u caktuan delegatët që do të përfaqësonin Shqipërinë e jugut në mbledhjen historike të Prizrenit. Ideja e formimit të qeverisë së përkohëshme u hodh në kuvendin e dytë që u realizua në Janar të vitit 1881,me kryeministër Ymer Prizreni dhe me ministër të jashtëm Abdyl Frashëri. Kjo vatër e shenjtë ishte jo vetëm shkolla e dijes dhe e mësimit të gjuhës shqipe por ajo u bë dhe selia e degës të Lidhjes Shiptare Prizrenit për Shqipërinë jugut. Në këtë vatër të shenjtë morën mësim edhe vëllezërit Frashëri, Frashëri sipas historianit frashërlli prof. Kristo Frashëri ka njohur një zhvillim e lulëzim ekonomik deri në vitin1914, edhe më pas nuk u kujdes kush për Frashrin, megjithatë ai ka arritur të mbijetojë deri në ditët tona sado i regjur e i braktisur
Komuna Rahovec është një qendër me kulture dhe traditë mjaft të spikatur sa të lashtë po aq edhe të më vonshme. Me turizëm rekreativ si Kanionet e luginës së Drinit të Bardhë . Në qendër të qytetit dhe në rrethinat e tij ka monumente historike arkeologjike dhe etnografike të vjetra e të nderuara mbi 400 vite më parë . Turizmi kulturor është bazuar kryesisht në trashëgiminë Antike, arkeologjike , Etnografike si Kulla e Sahatit e ndërtuar në vitin 1791 dhe disa objektet si shtëpi tradicionale, shpella dhe ndërtesa të kulteve fetare të cilat janë të shekullit XIV dhe të shekullit XVI. Si dhe e veçante për nga rëndësia, janë dhe depot e mëdha të verës, në qendër të qytetit .
Në këtë qendër të lashtë dhe të rëndësishme të Kosovës, me arsim kulturë dhe bujqësi të zhvilluar , banorët e saj janë punëtore dhe mikpritëse të dashur dhe të respektuar të cilët çmojnë vendlindjen dhe atdheun, janë shembull në punimin e tokës bujqësore dhe në kultivimin e hardhisë dhe prodhimeve të verërave, dallohet në rajon dhe është ballkoni vreshtarisë për Kosovën.
Lufta e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës ishte lufta për liri dhe pavarësi, ishte një luftë që i hapi faqe të re Kosovës. Ishin bijtë e Rahovecit dhe të gjithë Kosovës që rrokën armët për liri dhe pavarësi ishin këta të rinj dhe të reja, dhe gjithë populli i Kosovës, që sakrifikuan gjithçka edhe veten që Kosova të Çlirohej dhe të fitonte Pavarësinë. Dëshmorët ranë në luftë që të mos u grabisnin vatanin e të parëve. Dëshmorët dhe heronjtë nuk ranë për këngë, por u bënë kënga e luftës për liri. Për lirinë e atdheut është nder të japësh gjënë më të shtrenjtë, jetën. Gjithë këta të rënë gjithë ky gjak, gjithë këto vuajtje të popullit tonë dëshmojnë se sa shtrenjtë e paguam lirinë dhe pavarësinë e Kosovës tone te dashur . Lavdi 146 Dëshmorëve të Rahovecit. Lavdi 2500 Dëshmorëve të Kosovës. Lavdi Dëshmorëve të kombit. I përjetshëm kujtimin i tyre.
Ish komuna e Frashërti, bashkia Përmet dhe shoqata “atdhetare kulturore mbarëkombëtare vëllezërit Frashër” ka punuar dhe po punohet në vazhdimësi për ruajtjen e traditave të shquara atdhetare dhe kulturore. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe me shoqatën “Tomori” të Skraparit, Komuna Rahovec dhe shoqata “Zëri Dardan” Rahovec si dhe me nxënësit e shkollave të mesme Prizren dhe Suharekë nga Maji i viti 2004 deri në vitin 2011 si dhe në vazhdimësi deri 30 në tetor 2020 janë organizuar çdo 25 Maj në ditëlindjen e Naimit 19 veprimtari kombëtare dhe konferenca shkencore për figurat e shquara të historisë, vëllezërve Frashër si dhe të patriotët e tjerë që ka nxjerrë kjo trevë. Organizimi i këtyre veprimtarive kombëtare dhe konferencave shkencore kanë për qëllimi përveç vlerësimit në vijueshmëri të jetës dhe veprës bijve të mëdhenj të Frashërti dhe Shqipërisë, por njëherësh edhe një thirrje për të ruajtur e lartësuar emrin e Frashërti dhe për sensibilizimin e shqiptarëve, të shtetit dhe kombit që, me projekte të veçanta, të mbështesin e ndihmojnë fuqishëm Frashrin me qëllim që ai të kthehet në një qendër historike – turistike – muzeale– Ndërsa këtë vit me 25 maj 2021 do të, organizojmë në Frashër veprimtarinë kombëtare kulturore-shkencore me temë:
“Vëllezërit Frashër dhe Lasgush Poradeci ”,si dhe -Poeteka Frasher”.
Nën shembullin e intelektualëve pishtarë Si Naim Frashëri, Sulejman Krasniqi. Fahredin Shehu, Sami Frashëri, Jusuf Gërvalla, Ukshi Hoti, Ymer Prizreni , Sulejman Vokshi, Abdyl Frashëri, Isa Boletin dhe Adem Jashari e të tjerë le të na prijnë udhën tonë të përparimit dituria, atdhedashuria e përkushtimi për punë të çmuara në shërbim të atdheut dhe të njerëzimit. Ky titull më obligim më shumë për komunën Rahovecit. Obligim më shumë për te punuar për bashkinë tonë Përmet dhe në veçanti për Frashrin . Obligim më shumë për të punuar për atdheun tonë të përbashkët Shqipëri.