Basir Çollaku: A qëndron Edi Rama në krye të trafikut të drogës në Shqipëri?
Nga Basir Çollaku
Raporet e fundit të ndërkombëtarëve e rendisin Shqipërinë, pa ndonjë surprizë të madhe nga herë të tjera, në vend të parë në Europë si prodhuese dhe shpërndarëse të cannabis në tregjet e paligjshme. Jo vetëm kaq, por është rritur në mënyrë të konsiderueshme sasia e trafikimit të drogave të forta si kokaina dhe heroina. Grupe shqiptare tashmë furnizohen si dorë e parë në vendet prodhuese në burim, eksporte në tregjet evropiane. Ndërsa në rang global renditemi në vendin e gjashtë, po sipas të dhënave të institucionve ndërkombëtare. Për të plotësuar hartën e të dhënave, po nga këto raporte, zëmë vendin e dytë në botë për korrupsion. Nuk ka ku të shkojë më beterr se kaq. Është në kufijtë e të pabesueshmes, por një ralitet i shkruar nga të dhënat konkrete.
Për çudi asnjëherë kryeministri ynë, Edi Rama, nuk ka kundërshtuar këto shifra alarmante të bëra publike nga raportet e vendeve partnere. Përmasat e këtij lloji kriminaliteti nuk justifikohen duke i emërtuar si organizatorë trafikantë të rëndomtë. Pas këtij trafiku qëndrojnë nivele shumë të larta të shtetit shqiptar në këto tetë vjet. Nuk mund të bëhet trafik ndërkombëtar në këto shifra vetëm nga organizatat apo Policia e Shtetit, pa qenë të përfshirë dhe struktura të veçanta të Ministrisë së Mbrojtjes të cilat posedojnë radarët. Si e shpjegon kryeminsitri shqiptar, kontraditën e theksuar që radarët e policisë italiane kanë funksionuar, kanë zbuluar dhe kapur shumë raste të ngarkesave që nisen nga Shqipëria?
Dhe për çudi organizatorët e këtij trafiku, provohet në shumë raste, se kanë qenë të lidhur me policinë shqiptare dhe vazhdojnë të jenë të lidhur. Tregues, janë mjaft arrestime oficerësh policie, të tjerë të akuzuar, hera-herës edhe të dënuar. Por me kushtin domethënës, se kjo ka ndodhur kur partnerët ndërkombëtarë drejtojnë operacionet.
SPAK-u ka detyrë kryesore, që për të luftuar trafikun në këto përmasa të drogave, cannabis, kokainë, heroinë, të ketë si objekt hetimi veprimtarinë e tre institucioneve të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Financave. Në mënyrë të pavrur asnjë nga këto institucione nuk mund të zhvillojë trafikun e drogës në këto tregues alarmantë. Duhet patjetër që dikush që qëndron mbi këto institucione të rakordojë veprimtarine e tyre.
Shumë interesant është fakti që njerëz që janë marrë me organizimin e trafikut të drogave të pastra po vriten. Madje edhe në mes të Tiranes, siç është rasti i Behar Sofisë dhe të tjerë. Për habi në asnjë rast nuk janë zbuluar organizatorët. Tërheq vëmendjen një fakt që efektiviteti i punës në drejtim të zbulimit dhe goditjes së organizatave mafioze kriminale të trafikimit nga viti 2004 lë shumë për të dëshiruar. Befasues është fakti për trupat që po drejtojnë vettingun, rivlerësimin, nuk i tërheq vëmendjen ky fakt dhe kanë kalaur thuajse të gjithë prokurorët e gjyqtarët e Krimeve te Rënda duke i “eksportuar” qetësisht në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.
Çfarë ka ndryshuar?
Deri tani vetëm emri!
Këto prokurorë nga 2004 nuk kanë goditur anjë person të lidhur me politikën në trafikun ndërkombëtar të drogës. Trafikimi i narkotikëve është në unitet me pastrimin e parave. SPAK nëse ka këllqe, duhet patjeter të nisë hetimet për pastrim parash, për rastet e ndërtimit të kullave miliona dollarëshe në Tiranë. Këtu janë oligarkë me emër që, për çudi bashkëpunojnë me gjithë klasën politike. Vlen për t’u theksuar fakti që, këto superndërtues të shumëkatëshve nuk kanë marrë kredi nga bankat, për këto investime. Këtë e kanë bërë jo vetëm shumë sipërmarrës të rinj, por edhe të quajtur oligarkë për të cilët detajet e verifikimeve do të nxjerrrin jo pak mëkate financiare. Ne kishim tjetër pritshmëri nga Prokuroria e Posaçme, prova e të cilës është nëse ka fuqi për të goditur anëtarë të qeverisë shqiptare aktuale dhe të mëparshme, deputetë të Kuvendit, kryeminsitra, ministra e president, sepse në organizatat kriminale, provën e kanë dhënë që nga 2004 dhe kanë dështuar në mjaft raste. Nuk mund të kënaqen ndërkombetarët me punën e strukturës së re të ngritur SPAK deri tani, duke goditur episode të veçanta, ndonjë prokuror apo gjyqtar, ndërkohë kur disponuesit e dhjetëra e qindra miliona dollarëve në bankat e huaja, janë të paprekshëm. Vlen të kujtojmë dhe një element tjetër të rëndësishëm. Objekti kryesor i punës së Shërbimit Informativ Shtetëror, është sipas Kushtetutës, mbrojtja e sigurisë kombëtare. Nuk mund ta besoj, nga ajo çka është bërë së paku publike, se ky shërbim së paku duke nisur nga koha kur drejtohej nga Visho Ajazi e deri me sot nuk ka njoftuar presidentë dhe kryeministrat shqiptarë për ngjarjet e rënda të trafikut të drogës. Çfarë është bërë me këtë informacion? Ku i kanë dërguar drjetuesit e qeverisë dhe shtetit këto informacione.? Një dosje e madhe u dorëzua nga drejtuesi i shërbimit, Visho Ajazi vite më parë në Prokurorinë e Përgjithshme, për shumë emra të policisë e zyrtarë të përfshirë në trafiqe. Po të ishin vlerësuar nuk do të ishin bërë avionët e transportit të drogës mushkonja. Me sa duket kjo platforme e mban Edi Ramën kryeminsitër, duke qenë në krye të këtyre paligjshmërive ekstreme.
Pyetje mbetet, a është Rama në krye të trafiqeve në Shqipëri?
Nëse jo, si kemi kapur vendin e parë në Evropë e të gjashtin në botë në trafikun e drogave, të dytin në botë për kurrupsion e pastrim parash dhe ai nuk ka vepruar për të ndëshkuar ligjërisht prodhuesit e kësaj renditjeje?!
Ka një shpjegim të thjeshtë, real, konkret.
Ai, Edi Rama, e di se në çfarë roli është.
Drejtues apo i drejtuar?!