Bazilika Cistern në Stamboll: Mrekullia e arkitekturës bizantine
Është një nga vendet historike në Stamboll që mirëpresin numrin më të madh të vizitorëve vendas dhe të huaj.
Bazilika Sterna (Cisterna) gjendet në Gadishullin Historik të Stambollit, ku janë edhe Xhamia Sulltan Ahmet dhe Aja Sofia. Monumenti është ndërtuar në vitin 542 nga perandori bizantin Justiniani i I-rë.
Ky rezervuar ujor ka një sipërfaqe prej 9,800 metrash katrorë dhe ka kapacitet për të grumbulluar 100 mijë ton ujë. Në periudhën bizantine plotësonte nevojat për ujë të pallatit të madh ku jetonte perandori si dhe të zonës përreth. Pas pushtimit të Kostandinopojës në vitin 1453, ngeli në përdorim edhe për një kohë, ndërsa u bë e mundur që ajo të furnizonte edhe kopshtet e Pallatit Topkapi ku qëndronin sulltanët.
Ky monument ka 336 shtylla mermeri të larta nga nëntë metra, me një distancë prej 4,8 metrash ndërmjet secilës shtyllë. Shumica e shtyllave janë në formë cilindri ndërsa disa prej tyre kanë formë kubike.
Meqenëse osmanët preferonin të përdorin ujëra të rrjedhshëm në vend të ujit të amullt, rezervuari pas një kohe filloi të mos përdorej më. Ajo u riaktualizua në vitet 1540 nga Petrus Gyllius, i cili erdhi në Stamboll për të hulumtuar mbetjet bizantine. Gjatë periudhës osmane u rinovua dy herë, ndërsa në vitin 1987 u hap për turistët nga Bashkia Metropolitane e Stambollit. /AA/