BBC bashkë me Netflix për të mposhtur “Game of Thrones”

”Game of Thrones” është seriali më i ndjekur i viteve të fundit, e duket se nuk po njeh rivalë në zhanrin e tij, duke u kthyer në suksesin e HBO.

Por BBC dhe Netflix janë bërë bashkë në prodhimin e një seriali të ri epik rreth Rënies së Trojës, prodhimi i cili shpresohet që të tejkalojë suksesin e HBO me serialin “Game of Thrones”

Seriali, “Troja: Rënia e një qyteti”, do të tregojë hap pas hapi atë çka ne kemi mësuar në histori, por e parë nga këndvështrimi i trojanëve dhe se si Helena e Spartës la familjen dhe burrin e saj për të ndezur një luftë që zgjati mbi një dekadë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?