BBC e ironizoi për atletet, aktori: ”Të verbofsha me atletet e mia të reja”

Ҫelësi i përafrimit me BE për Ballkanin Perëndimor (BP) mbetet bashkëpunimi mes vendeve të tij dhe gjithë rajonin me BE. Forcimi i bashkëpunimit në këto dy kahje është kryefjala e Samitit për BP, që po zhvillohet në Londër.

Por veshja e kryeministrit Edi Rama tërhoqi më shumë vëmendje sesa ky Samit. BBC në një postim në Twiter, e ironizoi duke shkruar: ”Duket se dikush nuk ka marrë këpucët”.

Ironia ka vijuar edhe në Shqipëri. Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj e ironizon, ndërsa e krahason me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jon un.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Mirëmëngjes shoku ynë. Ja dole edhe kësaj radhe, ja more në kthesë gjithë liderëve. BBC foli për ty, të gjithë ne u morëm me ty, jam i lumtur. Besoj të tillë ngazëllim ndjen edhe një koreanoverior kur lexon në gazetë që lideri i vet ka shpikur hamburgerin, ose që flet me delfinët. E pabesueshme shoku ynë, stili “të verbofsha me atletet e mia të reja” funksionoka përsëri”, shkruan Genti në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?