Bebe Rexha nesër publikon këngën e re

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, nuk ndalet. Ajo përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar se nesër, e enjte, do të publikojë këngën e re.

Këtë këngë ajo e ka bërë në bashkëpunim me rok bendin X Ambassadors dhe reperin Machine Gun Kelly.

Kënga e saj e fundit është “Meant to Be”, të cilën e ka punuar së bashku me Florida Georgia Line, dhe duket se është pëlqyer shumë nga publiku i gjerë pasi që ka arritur mbi 43 milionë shikime në kanalin e njohur YouTube.

https://www.instagram.com/p/Bbe2BhjAx0w/?taken-by=beberexha

SHKARKO APP