Bebi më i vockël në botë ia del: Pas 6 muajsh, mrekullon mjekët!
Një nga bebet më të vogla në botë ia doli të mbijetojë duke mrekulluar kështu jo vetëm familjen, por të gjithë mjekët që u morën me të.
Pas 6 muajve në spital, vogëlushja e quajtur Manushi ia ka dalë të shkojë në shtëpi e shëndetshme. Për shkak se e ëma kishte shumë probleme gjatë shtatzënisë, ajo lindi 12 javë para kohe dhe peshonte vetëm 400 gram.
E lindur në Indi, fillimisht foshnja nuk merrte frymë, duke i bërë të gjithë të mendojnë se nuk ka asnjë shans mbijetese. Organet e bebit më të vockël ishin krejtësisht të pa zhvilluara, e ndërsa këmba e saj kishte madhësinë e një thoi.