Befasia, çmimi Nobel në Letërsi shkon për …

Është shpallur fituesi i çmimit Nobel në Letërsi në Stokholm të Suedisë dhe është një emër që pak e kishin menduar, madje duket sikur edhe vetë fituesi nuk do e kishte pritur kurrë.

Është pikërisht Bob Dylan, këngëtari dhe tekstshkruesi amerikan i cili ka fituar Nobelin në Letërsi këtë vit kur në garë ishin shumë shkrimtarë të njohur, përfshi Ismail Kadarenë.

Bob Dylan ka fituar Nobel me motivacionin “e krijimit të një shprejeje të re poetike në traditën e këngës amerikane”. Për rreth 50 vjet, artisti amerikan, sot 75-vjeç, ka krijuar këngë dhe ka nxjerrë albume të interpretuara në shumë vende të botës.

Në fillim të këtij shekulli ai ka marrë edhe një çmim Oscar për këngën e tij “Things Have Changed”. Dylan është një personalitet në botën e muzikës, një artist që ka rigjetur besimin e krishterë dhe ka derdhur talentin e tij në shumë krijime artistike.

Bob Dylan është një nga fituesit e çmimit Nobel që do jetë e vështirë të perceptohet në këtë mënyrë, si kryeministri britanik Winston Churchill, i cili gjithashtu, në 1953 ka fituar çmim Nobel në Letërsi.

SHKARKO APP