Bëhuni gati të qani sërish, rikthehet filmi romantik : “P.S. I Love You”
Bëhuni gati të qani, sepse një nga filmat më romantikë të mundshëm të të gjitha kohërave do të ketë vazhdim.
E kemi fjalën për “P.S. I Love You”. Vetëm nëse keni zbritur tani në Tokë ose keni lindur dje s’keni dëgjuar kurrë në jetën tuaj për këtë histori.
Gjithsesi, po jua kujtojmë nëse s’jeni shumë familjarë. P.S. I Love you, film i 2007-ës, flet për historinë e Holly-it, gruas që merrte çdo ditë një letër nga burri i saj i vdekur, përgjatë një viti. Të gjitha letrat e dashurisë përfundonin me nënshkrimin, “P.S.I Love You”.
Sipas Variety, është marrë e drejta e autores së filmit, Cecelia Ahern dhe së shpejti do të ketë një vazhdim të tij.
Detajet ende nuk janë bërë të ditura dhe s’dihet gjë tjetër veçse që personazhi kryesor, Holly, 7 vite më pas pranon të tregojë historinë e saj në podcast-in e së motrës. Nuk dihet nëse Swank dhe Butler do të jenë aktorët protagonistë, por fansat po kryqëzojnë gishtat.