Bën selfie, turisti dëmton rëndë skulpturën
Një turist austriak është bërë pjesë e një episodi aspak të këndshëm në një muze në Itali, pasi nga pakujdesia ka dëmtuar një skulpturë tepër të rrallë.
Ngjarja ka ndodhur në muzeun e Possagno-s në Trevisso kur turisti u ulu pranë skulpturës së “Borgjezes Paolina” të Antonio Canovas për të bërë një selfie, por aksidentalisht i theu gishtat e këmbës.
Presidenti i fondacionit “Antonio Canova”, Vittorio Sgarbi ishte ai që denoncoi këtë ngjarje të pazakontë dhe kërkoi nga autoritetet të vendosin autorin përpara drejtësisë dhe shlyerjen e dëmit.