Bënë miliona vetëm me video në YouTube: 10 më të paguarit

Kush nuk sheh YouTube sot. Dhe njerëzit që e bëjnë YouTube-in, content creators (krijuesit e videove) e dinë shumë mirë këtë dhe kanë gjetur metodat perfekte për të tëhequr sa më shumë shikues, sa më shumë reklama, e sa më shumë fitime. Llogaritjet e mëposhtme janë për 2017-n nga Forbes, para taksave.

Këta janë 10 më të paguarit e 2017-s.

10-Lilly Singh-$10.5 milion-Lilly bën skeçe humoristike, video muzikore dhe gjëra të ngjashme në kanalin e saj me 12.7 ndjekës.

9-Ryan ToysReview-$11 milion-Ky gjashtë vjeçar në foto hap paketime lodrash dhe jep komentet dhe përshtypjet e tij për ndjekësit. Ka mbi 10 milion ndjekës.

8-Smosh-$11 milion-Dyshja Ian Hecox dhe Anthony Padilla është ndër sensacionet e para në YouTube. Videot e tyre janë parodi të jetës moderne.

7-Jake Paul-$11.5 milion-Jake e nisi në aplikacionin Vine, me video 6-sekondëshe dhe tani bën vlogs (video blogs), video muzikore dhe komedi për 12 milion ndjekësit e tij.

6-Felix Kjellberg (PewDiePie)-$12 milion-Felix zakonisht luan lojëra, xhiron veten teksa luan dhe videon e poston në YouTube. Komentator me pak fjalë. 58 milion ndjekës.

5-Mark Fischbach (Markiplier)-$12.5 milion-Mark bën të njëjtën gjë si Felix më lart. Shumë energjik dhe shumë ambicioz për t’iu futur aktrimit dhe muzikës. Ka 18 milion ndjekës.

4-Logan Paul-$12.5 milion-Vëllai i Jake më lart, poston vlogs dhe video komedi. Nga YouTube, ai dhe i vëllai arritën të zgjidheshin si aktorë në disa seriale televizive të Disney. 14 milion ndjekës.

3-Dude Perfect-$14 milion-Binjakët Cory dhe Coby Cotton, dhe tre shokë tyret, luajnë sporte dhe bëjnë shaka me stereotipet e industrisë.

2-Evan Fong (VanossGaming)-$15.5 milion-Evan është 25 vjeç dhe poston video të vetes që luan videolojëra. Komentator si disa në këtë listë, por i veçantë në mënyrën si editon.

1-Daniel Middleton (DanTDM)-$16.5 milion-26-vjeçari Middleton është i fokusuar tek loja Minecraft. Ai poston një video në ditë dhe gjatë një turi këtë vit, shiti gjithë biletat e Sydney Opera House për katër netë rresht.

SHKARKO APP