Bëni plane, javën tjetër temperaturat shkojnë 32 gradë

Meteorologia Tanja Porja, ka theksuar se nga mesi i javës tjetër temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celcius. Kjo, sipas meteorologes është një anomali termike. Këtë fundjavë deri të shtunën do të ketë diell, ndërsa e diela vjen me reshje shiu sërish, për t’i lënë më pas vendin motit të kthjellët dhe me temperatura shumë të larta.

Pra 15 ditëshi i parë i prillit pritet të jetë shumë i ngrohtë. Pjesa e dytë e prillit do të ketë
një rënie të temperaturave, por sigurisht jo më në vlerat e ditëve që lamë pas.

Meteorologia Porja tha se, “reshjet në mars ishin një anomali e motit. Ka rënë 24 ditë
shi. Ndërsa tani nga dimri u hodhëm direkt në verë. Nga -4 gradë në zonat malorë, sot
dhe nesër temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur deri në 25 gradë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?