Berisha apo Basha? Duma: S’kam lider të preferuar

Deputetja e PD-së, Grida Duma, e ftuar në emisionin Soiree të gazetares të Jonida Shehut iu përgjigj në mënyrë diplomatike disa pyetjeve “me spec”.

E pyetur nga Jonida se kush është lideri i preferuar në PD, Sali Berisha apo Lulzim Basha, Duma u përgjigj: “S’kam asnjë lider të preferuar, s’ka preferenca në lidera. Ka gjykime, analiza, ka të duhur apo jo. Padiskutim që është epoka e Lulzim Bashës”, tha Duma.

Ndërsa e pyetur më tej se ç’mendon për Topallin apo Bregun, Duma tha: “Pse domosdoshmërisht duhet të mendoj për to. E quaj humbe kohe”.

SHKARKO APP