Berisha i bën një dedikim të veçantë Rita Orës (Foto)
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një dedikim të veçantë këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha e ka quajtur mbretëreshën e festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe ka publikuar foton e saj.
Pëlqimi i Sali Berishës për një nga këngëtaret me famë botërore, siç është Rita Ora nuk është i panjohur.
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u prit me padurim në koncertin e mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa Berisha, në atë kohë kryeministër u kujdes ta shoqëronte vetë Ritën deri në ne skenë.
Berisha u fotografua me të, mori duartrokitje dhe zbriti për të qëndruar per pak kohe ne reshtin e pare te fansave.