Berlusconi sërish me Covid-19, konfirmohet pozitiv për herë të dytë

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni rezulton sërish pozitiv me koronavirus.

Dy javë pas rikuperimit nga infektimi i parë, janë vërejtur sërish shenja të infeksionit.

Pas testit, 83-vjeçari është konfirmuar me Covid-19, por mjekët shprehen se gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme.

Ish-kreu i qeverisë italiane do të duhet të qëndrojë edhe një herë në izolim, por pa pasur nevojën e qëndrimit në spital.

Ndërkaq për shkak dhe të numrave të shtuar të të infektuarve, vetëm në 24 orë u konfirmuan 1869 pacientë të rinj, Italia vendos të shtyjë deri në 31 vjetor masat e emergjencës kombëtare në përballimin e pandemisë.

Preokupon veçanërisht rritja e numrit të personave të infektuar të shtruar në repartet Covid si dhe të atyre në repartet e terapisë intensive.

Raporti javor tregon se ka gati një dyfishim të numrit të tyre në krahasim me një javë më parë e për të tetën javë radhazi shënohet një rritje progresive të rasteve pozitive.

Virusi Covid 10 qarkullon në të gjithë territorin kombëtar e numërohen 2397 vatra aktive, 698 prej të cilave janë shtuar në 7 ditët e fundit.

Pavarësisht masave, shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura. komiteti shëndetësor ka bërë të ditur se janë verifikuar raste infektimit, por nuk është vërtetuar përcjellja e zinxhirit të infektimit në sistemin arsimor.

Ekspertët shprehen se do të vazhdojnë mbikëqyrjen të paktën edhe 2 javë të tjera për të pasur një analizë specifike mbi situatën Covid në shkollat italiane.

SHKARKO APP