Besëtytnitë më të çuditshme për gratë shtatzënë. Fansat ”kritikojnë” Arbanën (FOTO)
Një grua i shkroi Arbana Osmanit në Instagram, e cila kishte gatuar mish lepuri, se nuk duhet të hajë mish lepuri sepse “fëmija fle me sy hapur”, besëtytni që nuk ka asnjë bazë shkencore. Nisur nga kjo po postojmë disa nga besëtytnitë më të përhapura për gratë shtatzënë.
“Nëse zbukurohet, po pret djalë”
Sipas mitit, vajzat vjedhin bukurinë e mamasë, që do të thotë se nëse nëna zbukurohet gjatë lindjes, është në pritje të një djali. E vërteta e ndryshimeve fizike lidhet me ndryshimet e hormoneve që mund t’i bëjnë gratë të ndihen dhe duken të rraskapitura, të kenë akne dhe probleme të tjera. Por kjo lidhet me hormonet dhe nuk ka lidhje me të paturit djalë ose vajzë.
“Nëse dhimbjet e lindjes zgjasin, do të bëhesh me djalë”
Shtatzënia është e ndryshme nga njëra grua te tjetra që do të thotë se nuk mund të dihet me siguri nëse djemtë shkaktojnë më shumë dhimbje. Megjithatë në një studim të vitit 2003, studiuesit vunë re se në një spital të Irlandës, nënat që lindnin djem kalonin më shumë se gjashtë orë me dhimbje, ndërsa nënat që lindnin vajza qëndronin më pak.
“Mos e thuaj që në fillim që je shtatzënë se nuk është mirë”
Besimet popullore sugjerojnë që gratë nuk duhet t’ua thonë njerëzve të tjerë se janë shtatzënë, pa kaluar muajt e parë. Mendohet se nëse e thonë, ka rrezik. Në fakt, mbetet thjesht mit. Abortet kanë më shumë gjasë të ndodhin gjatë javëve të para, por kjo nuk ka lidhje me faktin se kur e bën publike shtatzëninë.
“Nëse të djeg urdhi, do lindësh bebe më shumë flokë”
Mendohet që kur nënat kanë djegie të urthit, do të lindin fëmijë me shumë flokë. Në lidhje me këtë, në një studim të vitit 2006 nga Johns Hopkins University, hulumtuesit vunë re se gratë shtatzëna që kishin nën vrojtim, raportuan djegie mesatare ose të forta urthi dhe lindën fëmijë me më shumë flokë sesa norma. Gratë që nuk u ankuan për djegie urthi, ose refluksi acidi, lindën fëmijë pa flokë ose me pak flokë. Ky korrelacion ama, nuk është rasti tipik i shkak-pasojë. Të dyja simptomat, edhe flokët e foshnjes, edhe djegia e urthit tek nëna, shkaktohen nga një faktor i tretë: hormonet e shtatzënisë.
“Mos shkel mbi litar”
Në kultura të caktuara, njerëzit i këshillojnë gratë shtatzënë të mos shkelin litarë, sepse një gjë e tillë bën që kordoni kërthizor të rrotullohet rreth qafës së foshnjës. Nuk ka asnjë bazë shkencore. Mbetet thjesht një mit.
“Mos prit flokët”
Sipas mitit, nënat e ardhshme nuk duhet t’i presin flokët, sepse fëmija mund të lindë me probleme. Edhe në këtë rast, nuk ka asnjë bazë shkencore. E diskutueshme ngelet lyerja e flokëve. Ndonëse nuk ka studime të mirëfillta që të thonë se boja ndikon negativisht te bebi, por ekspertët këshillojnë që të shmanget, të paktën deri ne tremujorin e parë.
“S’duhet të shohësh kafshë të shëmtuara”
Nuk e dimë se çfarë njerëzit quajnë “kafshë të shëmtuara”, por në disa kultura thonë se nëse një grua shtatzënë sheh një “kafshë të shëmtuar”, do të lindë fëmijë të shëmtuar. Ky është ndoshta një nga mitet më të çuditshme, sepse si mund të jetë një bebe e shëmtuar.