“Bibla e grave”, një grup teologesh feministe rishkruajnë Librin e Shenjtë

Një grup teologesh feministe të besimit katolik dhe protestant janë bërë bashkë për të sjellë një tjetër version të shkrimeve të shenjta, dhe që ka marrë emrin, “Bibla e grave”. Përmes këtij rishkrimi, studiueset Elisabeth Parmentier, Pierrette Daviau dhe Lauriane Savoy, synojnë të tregojnë se Bibla nuk është e papërputhshme me vlerat feministe.

Kjo ide e njëzet teologeve kërkon t’i japë fund mënyrës së leximit të shkrimeve të shenjta, ku shpesh herë figura femërore interpretohet si e nënshtruar.

Projekti nisi në Gjenevë nga Parmentier dhe Savoy, dy mësuese të Fakultetit të Teologjisë, të themeluar më shumë se katër shekuj më parë (1559) nga Jean Calvin, babai i Protestantizmit francez.

“Ne kemi zbuluar se kishte shumë injorancë në tekstet biblike. Ideja është të tregojmë se nuk është kështu: “vlerat feministe dhe leximi i Biblës nuk janë të papërputhshme”, theksoi Savoy, e cila shpjegon se ka në shumë pasazhe të Biblës në të cilat gruaja është “denigruar”.

Një shembull i një leximi feminist është historia e karakterit të Maria Magdalenës, e cila qëndron me Jezusin edhe kur është gati duke vdekur në kryq, ndërsa gjithë dishepujt meshkuj kanë frikë. Ky personazh themelor në Bibël përshkruhet si femër e ulët “, thotë Savoja.

“Bibla e grave” vjen pas esesë së amerikanes Elizabeth Cady Stanton, e shkruar në vitin 1898 dhe që për herë të parë vuri në pikëpyetje pozicionin tradicional të ortodoksisë fetare e cila sanksiononte nënshtrimin e gruas.

SHKARKO APP