Biblioteka më e re në botë, një tempull spektakolar i mbështjellë me 20,000 metra rripa druri
Tempulli i librit vijon të ushqejë ambicien e shteteve dhe imagjinatën e arkitektëve, të cilët duke e pasuruar botën me ide dhe synime novatore, ngulmojnë ta mbajnë lexuesin të lidhur gjithnjë e më fort me librin, këtë urëbashkim me dijen dhe kohërat. Biblioteka që është hapur tashmë në Sheshin Darling, Sidnei, Australi është e mbështjellë me 20,000 metra dru me ngjyra të lehta, që japonezi, Kengo Kuma ka ideuar dhe realizuar në “një mënyrë dinamike dhe emocionuese” duke u ofruar kalimtarëve një vështrim spektakolar dhe admiruesve të librit një tempull të vërtetë.
Njëzet kilometra rripa druri që vijnë nga burime të qendryeshme të përthyer në një spirale. Kjo është biblioteka e jashtëzakonshme publike e Sidnet në Australi. Jo vetëm një vend librash por edhe një pikë takimi për ata që dashurojnë leximin ose duan të kalojnë disa orë pushim, vetëm ose në shoqëri, shkruan italianja “La Stampa”.
“Exchange” gjenden në sheshin “Darling” në një lagje të re që lidh portin “Darling” me “Chinatown”, “Haymarket” e Ultimo. Biblioteka është pjesë integrale e rikualifikimit të zonës dhe është vepër e arkitektit japonez, Kengo Kuma.
“Qëllimi ynë është të arrijmë arkitekturën sa më të hapur dhe të prekshme për komunitetin, dhe kjo reflektohet në gjeometrinë rrethore që krijon një ndërtesë që është e arritshme dhe e dallueshme nga drejtime të shumta”, është shprehur për mediat, Kuma.
“Ekrani prej druri përfundon pjesën e jashtme të ndërtesës në një mënyrë dinamike dhe emocionuese, një referencë historike për Darling Harbour, fillimisht duke qenë një zgjua i aktivitetit të biznesit dhe një pikë qendrore si një shkëmbim tregu.”, ka shtuar ai.
Veç librarisë, “Exchange” është selia e një tregu të hapur me restorant dhe bar në çati, perveçse është laborator idesh për ata që kërkojnë bashkëpunime. Aty mund të merretn aftësi të reja ose të bëhen hapat e parë për biznesin.
Në këtë librari gjendesh më shumë se 30 ekzemplarë me salla lezimi, studimi e pune, perveçse ka edhe një seksion literature aziatike dhe një zonë dedikuar lexuesve të rinj.
Përgatiti: Albert Vataj